Nikoliq: Republika e Maqedonisë së Veriuт zbaton menaxhimin e krizave për të zvogëluar rreziqet dhe për të siguruar paqen, sigurinë dhe prosperitetin për qytetarët e saj

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, hapi sot një seminar dy-ditor “Menaxhimi me Kriza dhe Gjendje Krize” që synon rritjen e njohurive dhe shkëmbimin e përvojave për të përmirësuar sistemin e menaxhimit dhe koordinimit të krizave.

„Menaxhimi i krizave është një koncept i ri i sigurisë dhe një qasje e ndryshme në trajtimin e sfidave të reja të sigurisë duke pasur parasysh gjendjen e natyrës krejtësisht të ndryshme të rreziqeve me të cilat përballemi gjithnjë e më shumë sot. Menaxhimi i krizave në pjesën më të madhe, në shumicën e shoqërive moderne, bazohet në parimet e miratuara nga sistemet kolektive të sigurisë, dhe për shkak të kësaj situate komplekse globale, ndodhet lartë në agjendat e sigurisë së Kombeve të Bashkuara, BE-së dhe NATO-s. Vendi ynë gjithashtu merr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e menaxhimit të krizave në zbatimin e politikave të parandalimit dhe uljes së rrezikut dhe sigurimin e prosperitetit të qetë dhe të sigurt të qytetarëve të vet,” tha sekretari shtetëror Dragan Nikoliq para të pranishmëve.

Nikoliq shtoi se bashkëpunimi midis Ministrisë dhe Fakultetit Filozofik do të thellohet, përmes aktiviteteve të përbashkëta në sektorët e mbrojtjes dhe të sigurisë, aktivitete që synojnë personelin e mbrojtjes, të gjitha organet dhe agjensitë e tjera që lidhen me menaxhimin e krizave dhe fatkeqësitë natyrore në vendin tonë.

Pjesëmarrës në seminarin dyditor të organizuar nga Ministria dhe Fakulteti Filozofik – Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe janë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, profesorë, ekspertë, si dhe përfaqësues të organeve të administratës publike të përfshirë në procesin e menaxhimit me kriza dhe me gjendje krizash.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail