Sekretari shtetëror Nikoliq në Zagreb: Konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera në Mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, në kuadër të vizitës në Kroaci, sot në Zagreb u takua me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes kroate, Tomisllav Iviq.

Sekretarët shtetitëror Nikoliq dhe Iviq ripohuan marrëdhëniet e shkëlqyera të mbrojtjes dhe diskutuan mënyrat për avancimin e mëtejmë. Në takim, Nikoliq dhe Iviq diskutuan gjithashtu përvojën kroate të pjesëmarrjes në konceptin kornizë të NATO-s për kombet („Framework Nation Concept“), një koncept i udhëhequr nga Italia ku krahas Kroacisë përfshin edhe Shqipërinë, Austrinë, Slloveninë, Hungarinë dhe Malin e Zi.

Në takim u diskutua edhe për kryesimin e ardhshëm kroat me Bashkimit Evropian nga janari i vitit të ardhshëm, me ç’rast sekretari shtetëror Nikoliq u falënderua për mbështetjen e sinqertë të Kroacisë, dhe shprehu shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në përpjekjet për përfshirje në takimet joformale të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së ku diskutohet zhvillimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Unionit.

Në kuadër të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga sekretari shtetëror, ishin ambasadori i vendit tonë në Zagreb, Nazif Xhaferi dhe nënkoloneli Goran Stojanovski, nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail