Stërvitje komplekse për oficerët e ardhshëm në Maqedoni dhe vendet partnere: Dita për Mysafirë të Shquar „Kampusi Veror 2015“

Në ditën e mbylljes së Kampusit Veror të këtij viti, 9 korrik, në poligonin ushtarak „Krivollak“ kulminoi interoperabiliteti midis kadetëve të Republikës së Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacise, Republikës së Kosovës, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe studentëve nga Fakulteti i Sigurisë, Universiteti Evropian dhe UKEM.

Në Ditën për Mysafirë të Shquar Dekani i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski”, kolonel Orce Popovski shprehu krenarinë dhe kënaqësinë e tij për atë që kadetët dhe studentët kanë arritur gjatë “Kampusit Veror 2015″. Ai tha: “Unë jam shumë krenar për Akademinë Ushtarake që kemi arritur të zhvillojmë një program dhe skenare për kadetë që në të ardhmen do të zhvillohen edhe më tej. Vetëm nga Shtetet e Bashkuara kemi 24 kadetë nga 24 universitete të ndryshme. Kjo është mirënjohje ndaj institucionit që e bën këtë.”

Drejtori i “Kampusit Veror 2015″, nënkolonel Nikola Kletnikov shprehu kënaqësinë e të lartë për punën me kadetë dhe studentët. Kletnikov theksoi se skenarët parashikojnë situatat më të zakonshme të misioneve paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, OKB-ja dhe Bashkimi Evropian. Nënkoloneli Kletnikov shtoi se, “negocimi është gjëja më e rëndësishme në situata të krizës, duke mbështetur paqen dhe evakuimin mjekësor.”

Ai shprehu mirënjohje për instruktorët e ARM-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë dhënë kontribut mbinjerëzor në zbatimin e “Kampusit Veror 2015″. Sipas tij, rezultati i shkëlqyer ishte i pashmangshëm duke pasur parasysh gatishmërinë e kadetëve.

Kadetja Kerolajn Bahter nga ushtria amerikane gjithashtu shprehu kënaqësinë e saj më të lartë nga kampusi dhe trajnimet, duke shtuar se përvoja të cilën kadetët kanë fituar në Maqedoni do të jetë përfitim i veçantë në kohën kur ato do të bëhen oficerë në të ardhmen. Ajo tha se përveç përmirësimit të kampusit profesional veror hapet edhe një mundësi e madhe për zhvillimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe të miqësisë midis të gjithë palëve të përfshira.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail