COOPERATIVE LONGBOW / LANCER

Mbyllja e “Shigjeta e gjatë kooperative 2012”

Sot, 29 maj (e martë) në ora 12.00 në Qendrën për stërvitje (QS) Pepelishte u mbajt një ceremoni me rastin e mbylljes së stërvitjes “SHIGJETA E GJATË KOOPERATIVE \ LANSER 2012”. Në këtë stërvitje, përveç pjesëtarëve të ARM-së morrën pjesë edhe pjesëtarë të 15 ushtrive nga NATO dhe Partneriteti për paqë (PP).

Në mbylljen e stërvitjes morri pjesë Zëvendësi i Shefit të SHP-së të ARM-së gjeneral majori Naser Sejdini, Shefi i shtabit në Komandën e Forcave të NATO-s në Madrid gjeneral majori Zhoel Rivo, komandantët e njësive të nënrenditura dhe mysafirë tjerë.

Stërvitja ishte planifikuar nga Komanda e forcave të NATO-s – Madrid, Spanjë dhe Komanda e Bashkuar Operative e ARM-së. Vendet pjesëmarrëse nga PP-ja ishin: Maqedonia, Azerbejxhani, Austria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Armenia, Kazakistani, Moldavia, Sërbia, Ukraina, Mali i Zi dhe Zvicra, dhe vendet pjesëmarrëse nga NATO ishin SHBA-të, Spanja, ndërsa anëtare të NATO-s në përbërje të komandës nga Madridi ishin Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Gjatë ekzekutimit të stërvitjes nga ana e pjesëtarëve të Komandës së forcave të NATO-s – Madrid u shpreh falenderim i madh për angazhimin e pjesëtarëve të ARM-së gjatë stërvitjes.

Gjeneral majori Naser Sejdini me këtë rast tha: Unë jam i bindur se të gjithë pjesëtarët do të largohen me një përvojë të madhe të fituar pikërisht në këtë stërvitje, ndërsa mësimet e nxjerra do t’i bartin në ushtritë e tyre, duke përforcuar marrëdhëniet me NATO-n dhe duke zgjedhur prioritet e veta për bashkëpunim të mëtejshëm.

Gjeneral majori Zhoel Rivo theksoi se kjo stërvitje u bë realitet vetëm për shkak të përkushtimit, përpjekjeve dhe vullnetit tuaj për të ndarrë njohuritë me të gjithë pjesëmarrësit, dhe për këtë ju falenderoj dhe me këtë solemnisht shpalli stërvitjen “Shigjeta e gjatë kooperative / LANSER 2012” të mbyllur.

Mbaroi vlerësimi i grupit të mesëm të  batalionit këmbësorik për stërvitjen „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “

Sot, 24 maj 2012, mbaroi vlerësimi i NATO-s, Niveli-1, në poligonin ushtarak „Krivollak“, ndërsa në Qendrën për Stërvitje (QS) „Pepelishte“, njësitë pjesëmarrëse në stërvitjen „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “ vazhduan me aktivitetet e planifikuara.

Grupi i mesëm i batalionit këmbësorik i kreu procedurat në situatë ndotje të mundshme të tokës, demarkacion dhe përgatitje kalimi nëpër fushë të minuar dhe procedurat gjatë një sulmi artilerik. Në vazhdim të ditës përfunduan incidentet me çka praktikisht përfundoi vlerësimi i grupit të mesëm të bataljonit këmbësorik.

Gjatë ditës së sotme në stërvitjen „Lanseri Kooperativ “ u performua simulimi në model me rërë, u krye trajnim për përdorimin dhe shfrytëzimin e automjeteve të blinduara luftarake, trajnim  i ushtrimeve të shënuara dhe të përbashkëta.

Në stërvitjen „Shigjeta e gjatë kooperative“ vazhdoi ushtrimi i simuluar në QS Pepelishte.

 Nesër, 25 maj (e premte), vazhdojnë aktivitetet e planifikuara të stërvitjes „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “ dhe është planifikuar ditë kulturore për pjesëtarët në stërvitjen „Shigjeta e gjatë kooperative“ dhe një vizitë në Ohër.

Dita e dytë e vlerësimit grupit të mesëm të bataljonit këmbësorik për stërvitjen „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “

Sot, 23 maj 2012, në ditën e dytë të vlerësimit të NATO-s, Niveli-1, në poligonin ushtarak „Krivollak“ dhe Qendrën për Stërvitje (QS) „Pepelishte“, njësitë pjesëmarrëse në stërvitjen „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “ vazhduan me aktivitetet e planifikuara.

Grupi i mesëm i batalionit këmbësorik i kreu procedurat gjatë patrullimit dhe formimit të pikës kontrolluese mobile, formimi i kordonit dhe kërkimi i terrenit, vendosja e pikës për vëzhgim, pastaj procedurat në përcjellje të personaliteteve VIP dhe në fund ekzekutimi i operacioneve ofensive (sulmuese) dhe reagimi ndaj mjetit shpërthyes të improvizuar.

Gjatë ditës së sotme u realizua vizita e Shefit të SHP-së të ARM-së Goranço Koteski bashkë me ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Pol Uolers në QS „Pepelishte“,  kampi „Shigjeta“ dhe hapësira kampuese „Dimri“ ku u pa modernizimi i infrastrukturës dhe i objekteve për akomodim.

Vizita u mbulua nga një pjesë e mediave elektronike dhe të shkruara në Republikën e Maqedonisë.

Nesër, 24 maj (e enjte), vazhdojnë aktivitetet e planifkuara të stërvitjes „Shigjeta e gjatë kooperative / Laser 2012 “.

  Filloi vlerësimi i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik

Sot, 22 maj 2012, në poligonin ushtarak „Krivollak“ dhe në Qendrën për stërvitje „Pepelishte“ vazhdoi kryerja e stërvitjes në terren „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “.

Në përputhje me Planin, gjatë ditës së sotme në grupin e mesëm të batalionit këmbësorik filloi vlerësimi i NATO-s, Niveli 1, ku u realizuan aktivitetet në vazhdim: shoqërimi i konvojit me evakuim të një të lënduari, patrullim dhe vendosje të një pike kontrolli mobile, reagim ndaj mjetit shpërthyes të improvizuar, vendosja e pikës për vëzhgim.

Regjimentit të deklaruar për përbërjen e Grupit Luftarak të Bashkimit Evropian (BE GL II/2012) dhe departamentit ANBK, e cila është nga përbërja  e 1-rë e brigadës së mekanizuar këmbësorike, gjatë ditës së sotme iu raportua vlerësimi për rezultatet e arritura gjatë vlerësimit dhe po sot u kthyen në njësitë e tyre amë.

Gjatë ditës pjesëmarrësit në stërvitjen „ Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “ vazhduan me kryerjen e aktiviteteve të stërvitjes duke marrë udhëzime plotësuese nga komandanti i stërvitjes dhe me këtë filloi procesi i analizimit të misionit.

Nesër, 23 maj (e mërkurë), vazhdojnë aktivitetet e planifikuara të stërvitjes „Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012 “ dhe do të realizohet vizita e paralajmëruar e Shefit të SHP-së të ARM-së gjeneral majori Goranço Koteski bashkë me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, SH. T. z. Pol Uolers.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail