Maqedonia e Veriut, shtyllë e sigurisë dhe stabilitetit në rajon – dërgohet sloemnisht kontigjenti i parë në misionin e KFOR-it në Kosovë

„Para nesh mund të shohim Armatën tonë të NATO-s, para nesh janë 44 vetë, pjesëtarë të përkushtuar, të motivuar dhe trima të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët krah për krah, të barabartë midis të barabartëve do të tregojnë gjithçka që dinë dhe të gjitha ato aftësi dhe njohuri para kolegëve tanë nga vendet aleate në misionin KFOR”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në ceremoninë e sotme me rastin e dërgimit të rotacionit të parë të Armatës sonë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë. Kjo është pjesëmarrja jonë e parë në një mision të ri të NATO-s pas anëtarësimit të plotë në Aleancë.

Në ceremoninë ku të pranishëm ishin presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev, ministrja Sekerinska tha se Maqedonia e Veriut zë vendin e saj në NATO si një vend që do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan, duke shtuar se është detyrimi ynë të investojmë në stabilitetin e rajonit tonë, të kontribuojmë në stabilitetin rajonal, të ndihmojmë Ballkanin të jetë më i mirë dhe më i qetë, një vend i begatë për të jetuar.

„Kemi treguar se cilat janë cilësitë tona në vende shumë të largëta. Tani e tutje ne do të tregojmë vendin tonë të vërtetë në rajon. “Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet për ne, do të thotë siguri nën ombrellën kolektive të Aleancës, por ne e ndiejmë atë anëtarësim si një përgjegjësi të madhe,” tha Shekerinska.

Ne kemi treguar se ndajmë të njëjtat vlera si Aleanca që nga viti 2007 kur filluam të sigurojmë mbështetje logjistike për këtë mision të NATO-s,” tha ajo dhe shtoi se tani po i shtojmë vlerë të re kësaj mbështetjeje – anëtarët tanë, me përvojë, të motivuar, të pajisur dhe të gatshëm për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm në forcat e KFOR-it.

Presidenti Pendarovski, kryeministri Zaev dhe ministrja Sekerinska falënderuan pjesëtarët e Armatës për gjithçka që kanë treguar deri më tani në pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse dhe prezantimin e atdheut tonë në dritën e vërtetë si një partner i besuar dhe i përkushtuar, dhe tani si një aleat i porositën ata të jenë të sigurtë, të japin gjithçka nga tani e tutje dhe të kthehen gjallë dhe të shëndetshëm në shtëpi pas gjashtë muajsh.

Kontingjenti i parë përbëhet nga 44 pjesëtarë të cilët do të punojnë si oficerë të shtabit në komandën kryesore në Prishtinë dhe do të sigurojnë komandën rajonale të KFOR-it Perëndim. Kontributi ynë do të vazhdojë të rritet gjatë gjithë vitit 2021 – tashmë në rotacionin tjetër, plani është që të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it në mbi 60, dhe nga vera e ardhshme së bashku me partnerin tonë të vjetër Gardën Kombëtare të Vermontit nga Shtetet e Bashkuara, jashtë rotacioneve të vendosura kontributi në një periudhë prej 9 muajsh të rritet me mbi 100 pjesëtarë të Armatës . Gjithsej rreth 180 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë tanë do të kontribuojnë në misionin e KFOR nga vera e ardhshme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail