Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace në takim me ministren Shekerinska në Londër: Mirësevini në NATO!

Image-2Mirësevini në NATO – i tha ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace ministres Shekerinska në takimin në Londër.

Takimi zhvillohet në prag të Samitit të Liderëve të Aleancës së NATO ku vendi ynë merr pjesë aktive për herë të parë në një takim të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

„Vlerësojmë përfundimin e shpejtë të procesit të ratifikimit të Protokollit për Atarësim në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjen e vazhdueshme britanike për reformat në mbrojtje. Fokusi ynë do të jetë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve si anëtar i NATO-s”, tha ministrja Shekerinska, duke shtuar se në krahasim me vitin 2017 buxheti i mbrojtjes është dyfishuar dhe mbi 20% e buxhetit të vitit 2020 është dedikuar për pajisimin dhe modernizimin e Armatës.

Ministrja Shekerinska tha se përmes ndihmës këshilluese intensive nga Mbretëria e Bashkuar, me disa këshilltarë në fushën e reformave mbrojtëse dhe transformimit të ushtrisë, Maqedonia e Veriut implementoi me sukses procesin e pranimit në NATO.

Ministri britanik i mbrojtjes, Wallace shprehu kënaqësinë për faktin se Maqedonia e Veriut është përpara hapit të saj të fundit drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht politikën e Aleancës me dyer të hapura dhe është e gatshme të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në zhvillimin e nënoficerëve dhe në trajnimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatë të vërtetë në Aleancës, vende miqësore që kanë një bashkëpunim jashtëzakonisht të zhvilluar mbrojtës, u dakorduan ministrat e mbrojtjes të dy vendeve.

Bashkëpunimi intensiv i mbrojtjes midis dy vendeve përfshin një gamë fushash, duke përfshirë shkollimin e pjesëtarëve të Armatës në shkollat më prestigjioze ushtarake të Britanisë, si “Kolegji Mbretëror i Londrës”, Kolegji për Komandë dhe Shtab në Shrivenham, Universiteti “Cranfield””, Akademia Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” dhe kolegji “Cranwell” ku ne vazhdimisht shënojmë rezultate të shkëlqyera.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail