Informim mbi gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 para Komandantit Suprem

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u informua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski mbi gjendjen dhe gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.

Në informimi e parë për gatishmërinë luftarake pas anëtarësimit të plotë në NATO morri pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, gjeneralët në Armatë dhe përfaqësues të kabinetit të Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë konferencës, Presidenti Pendarovski u informua për gjendjen në Armatë sipas fushave funksionale në vijim: moralin dhe menaxhimin me personelin, operacionet, trajnimet dhe stërvitjet, logjistikën, planifikimin, komunikimin, buxhetimin dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak. Më pas u theksuan aktivitetet e planifikuara dhe të realizuara në lidhje me trajnimin, angazhimin e Armatës në ndihmë të institucioneve në trajtimin e “Covid-19″, rrjedhën e proceseve të transformimit dhe integrimit që ndodhin në përputhje me standardet e NATO-s dhe segmente të tjera të punës së njësive që kanë ndikim në gatishmërinë luftarake.

Nga gjenerali Gjurçinovski u theksua se me angazhim të veçantë dhe profesionalizëm të të gjithë pjesëtarëve të Armatës, realizohen të gjitha detyrat e caktuara në mbështetje të institucioneve që përballen me krizën epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Covid-19, me sukses janë duke u realizuar përgatitjet dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare dhe se përmbushja e të gjitha detyrave të planifikuara në lidhje me integrimin e plotë në strukturën e NATO-s do të vazhdojë me një ritëm të njëjtë.

Poashtu, u theksua rritja e gatishmërisë luftarake në vitin aktual, veçanërisht në fushën e moralit të pjesëtarëve të Armatës bazuar në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kushteve të jetesës dhe punës duke rinovuar objektet në kazermat.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se si një anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka një detyrim jo vetëm për të arritur por edhe për të avancuar standardet e NATO-s në hap me aleatët, që do të thotë investim i vazhdueshëm në gatishmërinë luftarake të Armatës. Ajo theksoi se përparësia është investimi në potencialin njerëzor, fluksin e ushtarëve të rinj motivimi i të cilëve u nxit nga kushtet e përmirësuara, pagat më të larta dhe modernizimi i Armatës. Rritja e vazhdueshme e buxhetit të mbrojtjes me 0.2% në 3 vitet e fundit, në mënyrë që të arrihet 2% e PBV-së deri në vitin 2024 ka mundësuar këtë – tha ministrja.

„Forcimi i gatishmërisë luftarake të Armatës është prioritet i yni kombëtar dhe i NATO-s. Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë do të rritet në një Grup Luftarak të Këmbësorisë së Lehtë për disa vjet. Fokusi kryesor në ndërtimin e kësaj aftësie të NATO-s është personeli, pajisjet dhe trajnimi. “Niveli i lartë i gatishmërisë luftarake demonstrohet çdo ditë nga paqeruajtësit tanë të angazhuar në operacionet për mbështetje të paqes,” tha ministrja Shekerinska.

Presidenti dhe Komandanti Suprem, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve në konferencën për shtyp tha:
„Viti i kaluar 2020, me të gjitha sfidat që na ka sjellë, është historik për Armatën, për shkak të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, një akt që përmbushi një nga qëllimet tona kryesore strategjike si shtet, dhe vlerësoi përpjekjet e përgjithshme të pjesëtarëve të mbrojtjes që nga pavarësia e deri më sot.
Si Komandant Suprem, unë jam krenar për profesionalizmin dhe angazhimin e lartë të treguar nga pjesëtarët e Armatës edhe vitin e kaluar. Situata e deklaruar e krizës edhe një herë konfirmoi gatishmërinë e Armatës për t’iu përgjigjur shpejt nevojave të institucioneve dhe për të ofruar mbështetje kur është e nevojshme.

Investimet në modernizimin dhe pajisimin e Armatës duhet të vazhdojnë. Një nga përparësitë e mia kryesore mbetet në vitet e ardhshme për të arritur qëllimin e caktuar, 2% e PBV-së të alokohet për mbrojtjen.”

Informimi mbi gatishmërinë luftarake është një detyrim vjetor i planifikuar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm ndaj Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail