Bashkim Hasani pranoi detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u krye pranim-dorrëzimi i postit zëvendësministër i Mbrojtjes, ku Bashkim Hasani pranoi detyrën nga zëvendësiministri i deritanishëm Bekim Maksuti.

Me këtë rast zëvendësministri Maksuti uroi zëvendësministrin e ri për postin e marrë dhe i dëshiroi punë të mbarë dhe të suksesshme në detyrën e tij të re.
Hasani, nga ana tjetër, falënderoi ish zëvendësministrin Maksuti për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në sfidat e ardhshme.

Sot, zëvendësministri Hasani gjithashtu realizoi takim me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, me të cilën u zotuan se të gjitha proceset dhe punët në Ministri do t’i realizojnë së bashku dhe me një përkushtim të madh.

Fokusi do të vazhdojë të ngelet në disa prioritete të ministrisë si që janë përmirësimi i kushteve të pjesëtarëve të Armatës, modernizimi dhe pajisimi i forcave të armatosura, vazhdimi i mbajtjes së nivelit të lartë të trasparencës dhe komunikimit me publikun në punën e Ministrisë, si dhe nënkuptohet financimi stabil i mbrojtjes, gjë që është bazë për realizimin e të gjitha qëllimeve tjera të Ministrisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail