Armata fiton pajisje sportive të reja

Mbyllet me sukses edhe një projekt i rëndësishëm i filluar në vitin 2019– për herë të parë janë siguruar pajisje sportive për pjesëtarët e Armatës, në fazën e parë 1.200 komplete të plota për ushtarët e kazermës “Ilinden”, kazermës në Shtip, për Shtabin e Përgjithshëm dhe Akademinë Ushtarake. Deri në fund të vitit do të ketë pajisje sportive të reja për të gjithë pjesëtarët e Armatës, informoi ministrja e mbrojtjes Radmilla shekerinska gjatë vizitës së sotme në kazermën „Ilinden“.

„Për të qenë këtu kur shteti ka nevojë për të dhe atëherë kur ju nevojitet qytetarëve, edhe në rrethana paqësore, pa kriza, duhet të investojmë në Armatë. Qeveria me të vërtetë ka treguar se investon në Armatën e saj, ka investuar në paga më të larta, por edhe në kushte më të mira pune”, tha ministrja Shekerinska.

Ky proces ishte vetëm hapi i parë, tha ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim pritet të fillojë edhe fazë e dytë, e cila pritet deri në fund të vitit, praktikisht të gjithë pjesëtarët e Armatës sonë të kenë pajisje sportive të reja plotësisht të kompletuara, të cilat së bashku me investimet në pajisjet mekanike sportive do të na sigurojë gjithashtu një Armatë më të përgatitur fizikisht që me të vërtetë e di se pritet shumë më tepër prej saj.

Gatishmëria e mirë fizike dhe cilësia e mirë tek pjesëtarët e ushtrisë mund të shihet edhe në ndeshjen ndërkombëtare të vogël të futbollit në Kabul, Afganistan, ku paqeruajtësit tanë në garrim me nëntë skuadra morën vendin e parë dhe ngritën trofeun.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail