Armata prej sot është përfshirë në sigurimin e objekteve me rëndësi vitale

Pjesëtarët e Policisë Ushtarake në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej sot janë aktivisht të përfshirë në sigurimin e objekteve me rëndësi vitale, përfshirë Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet në Shkup. Është duke u bërë riorganizimi dhe forcimi i sigurimit të rezidencës së Presidentit me sigurimin e Armatës. Sigurimi do të bëhet në ekipe të kombinuara me njësitë policore.

Dy ditët e kaluara, pjesëtarët e Armatës janë njohur me kompetencat, procedurat dhe detyrat që duhen kryer nga kolegët e tyre të policisë. Ju informojmë se pjesëtarët e Ushtrisë do të sigurojnë objektet në uniformë të ushtrisë, dhe do të kenë në vete armatimin e tyre personal të formacionit.

Sigurimi i këtyre objekteve bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Brendshme, dhe bazohet në Dekretin e Qeverisë që përcakton detyrat e Armatës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mënyrë, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata marrin përsipër disa nga përgjegjësitë e Ministrisë së Brendshme dhe u mundësojnë forcave të policisë të përqendrojnë kapacitetet e tyre në detyra që synojnë respektimin e masave qeveritare të paraqitura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Armata dhe policia bashkarisht investojnë të gjitha kapacitetet e tyre në mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit publik.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail