Shekerinska: Armata jonë kryen të njëjtat detyra në luftën kundër pandemisë si edhe ushtritë e anëtarëve të NATO-s

„Dje, për herë të parë pata mundësinë të përfaqësoja vendin tonë si një anëtar i plotë. Tridhjetë ministra të mbrojtjes, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues të Komitetit Ushtarak të NATO-s, diskutuan se si vendet anëtare të NATO-s merren me pandeminë, por edhe se si NATO po ndihmon në operacion dhe si mund të bëjë dhe të mobilizohet më shumë në të njëjtën temë”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp me rastin e takimit të djeshëm të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të mbajtur përmes lidhjes me telekonferencë.

Shekerinska tha se kishte marrë urime nga ministrat për anëtarësimin në Aleancë dhe i falënderoi ata për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në krizën me koronavirusin nga SHBA, Turqia, Norvegjia, Hollanda, Sllovenia, Hungaria, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria.

„Në të njëjtën kohë, ky ishte një shans për të dërguar mesazhin se ne nuk jemi një vend që thjeshtë presim ndihmë, por jemi gjithashtu një vend që ka aftësi të ofrojmë ndihmë dhe kemi ofruar kapacitetet tona mjekësore për bashkëpunim me KFOR-in i cili praktikisht merr mbështetje logjistike të plotë nga vendi ynë edhe deri tani”, tha Shekerinska.

Në takim, ministrja shkëmbeu përvoja me vendet e tjera në luftën kundër koronavirusit. “Unë jam e kënaqur të shoh që reagimi i ushtrive aleate për të trajtuar pandeminë me një gamë të gjerë aktivitetesh është pothuajse identik me mënyrën se si ne angazhuam ushtrinë tonë për të mbështetur autoritetet civile,” tha Shekerinska.

„Së pari, ndihmë në kontrollin e kufijve, krijimin dhe mirëmbajtjen e pikave të kontrollit të hyrjes dhe daljes në qytete ose komuna të caktuara, dhe sigurimin e infrastrukturës kritike dhe kapaciteteve vitale, vendosjen e spitaleve mobile si e jona që kemi ngritur pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe duke përdorur kapacitetet mjekësore ushtarake në mbështetje të objekteve shëndetësore civile. “Sigurimi i ekipeve të specializuara për mbrojtje biologjike dhe kimike për të kryer dezinfektimin, duke ofruar shërbime të ndërtimit inxhinierik ashtu siç bënë ekipet tona inxhinierike në Klinikën Universitare dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, tha ministrja.

Shekerinska njoftoi se nga sot pjesëtarët e Armatës do të jenë në një shkallë të shtuar edhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të gjitha komunat ku është kërkuar kjo ndihmë. “Mund të njoftoj se pjesëtarët e Armatës do të jenë të angazhuar shtesë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir, Prilep, ndërsa gjatë ditës së sotme kemi biseduar edhe me komunën Qendër, Veles, Kavadarci dhe Rosoman. Ne presim që një prani dhe pjesëmarrje kaq e madhe të ndihmojë komunat, por edhe Ministrinë e Brendshme për të përballuar zbatimin e të gjitha masave mbrojtëse “, tha Shekerinska.

„Kemi një detyrë të vështirë për të qëndruar në shtëpi në këto momente të vështira dhe festive, por këto tre ditë qëndrimi në shtëpi do të nënkuptojnë shpëtimin e dhjetëra e qindra jetëve dhe do të na ndihmojnë të kthehemi në normalitet sa më shpejtë”, tha ministrja Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail