Angazhimi i Armatës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e koronës – virusit që paraqet një kërcënim global, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut kontribuojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e qytetarëve, si dhe për të zvogëluar pasojat e kësaj krize globale.

Armata është e angazhuar në territorin e të gjithë vendit në mbështetje të forcave të policisë në sigurimin e kufirit, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, në sigurimin e kapaciteteve jetike për shtetin si Qeveria, Parlamenti, institucionet e burgjeve dhe vendndodhjet për karantinë shtetërore, si dhe në mbështetje të policisë në pikat mobile për kontrollim të hyrjes dhe daljes së rrugëve për në vendbanime. Pjesëtarët e Armatës janë gjithashtu aktiv në mbështetjen e vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tjera shtetërore në përpjekjet e tyre të përgjithshme për të parandaluar dhe eliminuar pasojat e pandemisë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata i vunë në dispozicion të shtetit dhe qytetarëve dy kapacitete kyçe – spitalin për terren në nivelin ROLE – 2, të vendosur në rrethin e Qendrës Klinike, pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive, me çka u rrit në masë të madhe kapaciteti i Klinikës të Sëmundjeve Infektive.

Për fat të mirë, spitali për terren nuk u përdor gjatë kulmit të pandemisë në vendin tonë dhe me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë ai u çmontua, por përsëri në një kohë rekord prej vetëm disa ditësh, nëse lind nevoja mund të vihet në shërbim të shëndetit publik dhe qytetarëve. Gjatë përgatitjes së fushës për ngritjen e spitalit për terren, Armata gjithashtu angazhoi objektet inxhinierike, të cilat me ndihmën e pajisjeve të reja dhe moderne arritën të përgatisin fushën jashtëzakonisht shpejtë.

Kapaciteti i dytë kyç në dispozicion gjatë pandemisë është transporti me helikopterë, i cili mund të aktivizohet në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër nëse lind nevoja.

Angazhimi i pjesëtarëve të Armatës, ndihma dhe mbështetja që ata japin edhe një herë tregon pse Armata është një institucion që ka besimin më të madh në mesin e qytetarëve. Angazhimi i shpejtë, në kohë dhe efikas kudo që të jetë e nevojshëm i ushtarëve tanë është dëshmi se NATO – Armata jonë ka kapacitete dhe aftësi të jashtëzakonshme që i vën pa rezervë në dispozicion të qytetarëve tanë. Gjithmonë të përgatitur, për qytetarët, për atdheun.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail