Balli akademik për kadetët e brezit të 14 të Akademisë Ushtarake

Me rastin e mbarimit të studimeve deridiplomike të brezit të 14 të kadetëve nga Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski“ – Shkup, sot në Shjtëpinë e ARM-së u mbajt Ball Akademik.

Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, në fjalën e tij para të kadetëve të pranishëm, oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së pari shprehu kënaqësinë e tij që së bashku me kadetët shënon mbarimin e studimeve deridiplomike.

– Para jush vjen një periudhë e cila falë arsimimit tuaj të mbaruar është e rëndësishme jo vetëm për ju dhe të afirmit tuaj, por edhe më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë. Si oficerë të ardhshëm, në duart tuaj do të jetë siguria dhe stabiliteti i atdheut tonë. Jam i bindur se edhe ju sikur paqeruajtësit tanë do ta përfaqësoni me dinjitet Armatën e Republikës së Maqedonisë, si brenda ashtu edhe jashta vendit tonë, tha ministri Jolevski.

Në vitet që i kaluat bashkë keni fituar dituri që do të jetë bazë e mirë për të vazhduar të ndërtoni arsimimin tuaj dhe një përvojë që do të jetë shumë e dobishme për angazhimin tuaj të ardhshëm në njësitë e ARM-së, tha shefi i SHP të Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneral- nënkolonel goranço Koteski. Ai poashtu shtoi se gjatë një trajnimi katërvjeçar, janë kaluar shumë sfida dhe se nuk dyshon se edhe në të ardhmen si oficerë të suksesshëm do të kapërceni sfidat që do të pasojnë.

Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Orce Popovski para të pranishmive shprehu falënderim deri tek profesorët, bashkëpunëtorët dhe personeli tjetër i Akademisë, pa të cilët sot nuk do të kishim patur rastin të festojmë suksesin e oficerëve të rinj. Me këtë rast ai i shprehu falënderim edhe ministrit Jolevski për mbështetjen e parezervë që ia jep këtij institucioni që nga momentet e para të marrjes së detyrës. Në fund të fjalimit të tij, kolonel Popovski iu dëshiroi oficerëve të rinj suksese në sfidat e reja të jetës.

Krahas kadetëve të brezit të 14 në solemnitetin e sotëm morrën pjesë edhe gjashtë kadetët nga Mali i Zi të cilët, poashtu, mbaruan studimet deridiplomike në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski“ – Shkup.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail