Demonstrim në terren i ndërveprueshmërisë midis ARM dhe strukturave civile, SHBA dhe vendeve nga rajoni në procesin e ballafaqimit me fatkeqësitë natyrore

Sot, 4 qershor, filloi realizimi i pjesës praktike nga stërvitja ndërkombëtare „Rezistencë e Përbashkët 13“. Sipas skenarit të stërvitjes është simuluar tërmet ku pritet të demonstrohet ndërveprueshmëria midis Armatës dhe institucioneve civile nga Republika e Maqedonisë si dhe armatave të SHBA-ve dhe vendeve nga rajoni në ballafaqimin me pasojat të cilat rezultojnë si zjarret, vërshimat dhe dëmtimet në infrastrukturë. Me aktivitetet e parapara me skenar udhëheq Shtabi Kryesor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili do t’i lëshojë urdhëra Qendrës Operative ku participojnë përfaqësues nga armatat e vendeve pjesëmarrëse në stërvitje. Incidentet e planifikuara realizohen në rajonin e fshatit Mushanc dhe Poligonin Ushtarak „Krivollak“, ku do të marrin pjesë ekipe për mbështetje mjekësore nga Republika e Maqedonisë, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kryqi i Kuq Republikan, ekipe kërkimi, shpëtimi dhe evakuimi nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ministria e Punëve të Brendshme nga Kosova, një ekip për zbulime epidemiologjike nga Slovenia dhe një ekip për bashkëpunim civilo-ushtarak nga SHBA dhe Bosnja e Hercegovina, të cilët do të jenë të koordinuar nga qendra operative. Nga Republika e Maqedonisë do të marrë pjesë edhe Spitali për Terren nga niveli 2, në përbërje të së cilës janë pjesëtarët e ARM-së dhe mjek-specialistë nga Ministria e Shëndëetësisë. Në spitalin për terren, i cili është vendosur në Qendrën Trajnuese „Pepelishtë“ do të kryhet pranimi dhe trajtimi i personave që kanë marrë lëndime të rënda jetësore. Roli kryesor i Spitalit është stabilizimi i pacientëve dhe përgatitja për evakuim deri në nivelin e ardhshëm të mbrojtjes shëndetësore, poqese është e nevojshme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail