Spitali për Manovrime të Lehta do të fillojë me procesin e vetëvlerësimit nga NIVELI 1

Sot, 3 qershor, në Qendrën Trajnuese „Pepelishte“, në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare „Rezistencë e Përbashkët 13“ do të fillojë procesi i vetëvlerësimit nga niveli 1 i Spitalit për Manovrime të Lehta. Sipas konceptit për aftësi kooperative do të vlerësohet ndërveprimi i spitalit që është parakushti kryesor për zbatimin e niveleve tjera të vlerësimit, sipas këtij koncepti. Vetëvlerësimin – niveli 1 do ta realizojë një ekip vlerësuesish, pjesëtarë të ARM-së, nën monitorimin e mbikqyrësve të NATO-s dhe ekspertëve nga fusha e mjekësisë nga Bullgaria dhe Norvegjia. Ekipi i ARM-së do të kryesohet nga major Biljana Blazhevska, drejtore e vlerësimit. Me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij aktiviteti ekipi për vlerësim ka marrë pjesë në procesin e planifikimit të stërvitjes, përpunimit të skenarit të stërvitjes dhe listës së ngjarjeve dhe incidenteve. Në periudhën përgatitore u realizua edhe vizitë këshildhënëse nga Komanda e Forcave Aleate të NATO-s, SHAPE ku janë selektuar listat për vlerësim sipas së cilave do të realizohet vlerësimi. Vetëvlerësimi nga niveli 1 është me rëndësi të madhe për Spitalin për Manovrime të Lehta dhe për ARM-në, për shkak se për herë të parë vlerësohet një njësi e këtij lloji, e cila është e deklaruar për dërgim në misionet e udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail