Mbaron pjesa teorike nga stërvitja ndërkombëtare ,,Rezistencë e Përbashkët 13”,

Sot, 1 qershor në QT “Pepelishte” ndjekësit e kursit morrën certifikata me çka rrumbullakohet pjesa teorike e trajnimit në stërvitjen ndërkombëtare në terren “Rezistencë e Përbashkët 13″. Gjatë pesë ditëve të kaluara Institutit i Mbrojtjes për operacione mjekësore nga SHBA mbajti ligjerime në temë ,,Ndihma Mjekësore për Qëllime Humanitare dhe Reagimi ndaj Fatkeqësive, dhe u përqendrua në menaxhimin e pasojave mjekësore dhe ndërhyrjet emergjente mjekësore në raste të fatkeqësive natyrore. Qëllimi i këtij kursi është që të sigurojë integrimin ndërmjet doktrinave, strategjisë, ndërtimit të koalicioneve dhe menaxhimit me resurse për mbrojtjen e grupeve të cenueshme të prekura nga fatkeqësia. Theksi kryesor në kursin ,,Sistemi për menaxhimin me fatkeqësitë’’ është vënë në mënyrën e vendosjes në nivel kombëtar, bashkëpunimi mes institucioneve të niveleve të ndryshme, OJQ-ve dhe sektorit privat. Kursi përfshiu edhe sistemin e komandës në raste incidentesh në mënyrë që të sigurohet reagim i unifikuar nga të gjitha institucionet e involvuara, duke marrë parasysh kompetencat e tyre. Mësimet e nxjerra nga kurset do të japin një kontribut të konsiderueshëm në pjesën praktike të stërvitjes që fillon me realizim më 3 qershor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail