N J O F T I M

Në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare në terren „Rezistencë e Përbashkët 13“ filloi pjesa teorike nga trajnimi që do të zgjasë deri më 1 qershor dhe përbëhet nga dy kurse të ndara, Ndihma Mjekësore për qëllime humanitare dhe reagim ndaj fatkeqësive dhe Sistemi për Menaxhim me Fatkeqësi. Kursi i parë përfshin një spektër të gjerë të kuadrit mjekësor: mjek, motra medicinale dhe nëpunës në shërbime logjistike të institucioneve mjekësore, ndërsa trajnues është nënkolonel Mark Dafi nga Instituti i Mbrojtjes pëer Operacione Mjekësore, SHBA. Pjesëmarrësit në kursin e dytë, janë përfaqësues nga institucionet ushtarake dhe civile – pjesëmarrës në stërvitje, dhe i njëjti fokusohet në sistemet për menaxhim me fatkeqësi, Ligjerues është kapetan Karlstin Laçmedial, sipas të cilit ky trajnim paraqet shkëmbim sinergjik të përvojave dhe diturive midis vendeve pjesëmarrëse. Qëllimi final i trajnimit, si dhe i stërvitjes „Rezistencë e Përbashkët 13“,është integrimi i plotë i mundësive vendore dhe rajonale për reagim në raste të fatkeqësive natyrore dhe përforcimi i ndërveprimit midis institucioneve ushtarake dhe civile.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail