Demonstrim i ndërveprimit dhe koordinimit: Dita për Vizitorë të Shquar në stërvitjen „Rezistencë e Përbashkët 13″

Nëpërmjet një simulimi të zjarrit, shpëtimit të të lënduarëve nga godina e djegur, shuarja e zjarrit dhe ofrimi i ndihmës së parë, u shënua sot Dita e Vizitorëve të Shquar në Qendrën Trajnuese „Pepelishtë“, me çka u realizua edhe dita finale e stërvitjes ndërkombëtare „Rezistencë e Përbashkët 13″ Në kuadër të vizitës në stërvitje, ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u ndal në aktivitetet e hollësishme të cilat ishin pjesë e Ditës për Vizitorë të Shquar, pas çka konkludoi se të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar një shkallë të lartë të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e masave të nevojshme. Në këtë kontekst, shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-major Goranço Koteski tha se qëllimi i stërvitjes është të demonstrohet koordinimi midis ARM-së me institucionet tjera përkatëse gjatë rasteve të jashtëzakonshme. „Spitali për terren është një pjesë e rëndësishme e ARM-së dhe i njëjti ka për detyrë të bëjë operacione klirurgjike në kushte në terren“, tha gjeneral Koteski, njëkohësisht duke informuar se është diskutuar mbi nismën për forca të përbashkëta mjekësore të cilat do të vepronin në rajon për nevoja të caktuara dhe se Ministria dhe Armata e mbështesin këtë koncept. Si një element mbështetjeje, theksoi gjeneral Koteski, është edhe fakti se do të ofrohet që shtabi i këtyre forcave të jetë në Republikën e Maqedonisë. Para ministrit Xhaferi, gjeneralit Koteski, zëvendës ministrit të mbrojtjes Emil Dimitirev, zëvendës ambasadorit amerikan Brian Aggeler dhe personalitete të tjera, sipas skenarit, në zjarrin e simuluar janë performuar një pjesë e aktiviteteve të planifikuara në të cilat përfaqësuesit e strukturave civile dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, së bashku me pjesëmarrës nga Armatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës shpëtonin të plagosurit nga ndërtesa në zjarr. Pas shuarjes së zjarrit dhe dhënies së ndihmës së parë, personat u transportuan në spitalin manovrues të lehtë, nivelit 2, ku u dha trajtimi i duhur mjekësor. Viktimat që kishin nevojë për trajtim të shpejtë mjekësor nga një nivel më të lartë, pas stabilizimit në spital, janë transportuar nga ajri (CASEVAC). Në kuadër të Programit për Ditën e Vizitorëve të Shquar u realizua dhe një vizitë në spital, përmes së cilës të pranishmit patën mundësinë të njihen me qëllimin dhe rëndësinë e saj. Stërvitja në terren „Rezistencë e Përbashkët 13“, e realizuar nga Brigada për mbështetje logjistike dhe Qendra Ushtarake Mjekësore është kryer nga 27 maj deri 7 qershor në qendrën për trajnime „Pepelishtë“, poligonin ushtarak „Krivollak“ dhe fsh. Mushanc. Stërvitja bazohet në një skenar për operacione për ballafaqim me fatkeqësi natyrore dhe dhënie të ndihmës së parë. Gjatë kësaj stërvitje theks i veçantë është vënë në demonstrimin e ndërvepueshmërisë midis Armatës, agjencive civile dhe vendeve të rajonit. Njëkohësisht, gjatë stërvitjes është kryer edhe Vetëvlerësimi i nivelit 1 për spitalin për terren, Niveli– 2, që të përmbushet objektivi i partneritetit 4244.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail