Hapje solemne e stërvitjes ndërkombëtare ,,Rezistencë e Përbashkët 13”

Sot, 28 maj , në Qendrën për Trajnime (QT) „Pepelishtë“ u mbajt një ceremoni me rastin e hapjes solemne të stërvitjes ndërkombëtare në terren ,,Rezistencë e Përbashkët 13”, e cila do të realizohet në Poligonin Ushtarak (PU) ,,Krivolak“ dhe QT ,,Pepelishtë“ nga 28 maj deri 7 qershor. Përveç Armatës së Republikës së Maqedonisë si nikoqire, në stërvitje do të marrin pjesë edhe armatat nga: SHBA, Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Me përfaqësues të tyre gjithashtu do të marrin pjesë edhe Qendra për Menaxhim me Kriza, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendëshme, Drejtoria për Shpëtim dhe Mbrojtje dhe Kryqi i Kuq. Me stërvitjen do të menaxhojnë dy bashkë-drejtues: koloneli dr. Dushan Stojanoviq nga ARM dhe nënkoloneli Jeffrey A.Cantor nga Komanda e Forcave të SHBA-ve për Evropë. Stërvitjen e hapi gjeneral-brigade Muhamed Racaj, shef i shtabit të Komandës së Bashkuar Operative i cili në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve uroi realizim të suksesshëm të stërvitjes, që është rezultat i bashkëpunimit jashtëzakonisht të frytshëm midis ARM-së dhe armatave të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje, por parasegjithash i bashkëpunimit me Komandën e Forcave të SHBA-ve për Evropë. Bashkë-drejtuesi i stërvitjes, nënkolonel Jeffrey A.Cantor theksoi se, të gjithë ne jemi profesionistë nga vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme që bashkohen në një aksion të përbashkët, që ka për qëllim të jep përgjigje ndaj fatkeqësive të mëdha dhe tu jepë fund vuajtjeve njerëzore që do të ishin rezultat i këtyre fatkeqësive. Në fjalimin e tij ai iu falënderua zyrtarisht Qeverisë së R. së Maqedonisë për ftesën për realizim të stërvitjes në vendin tonë. Angazhim maksimal nga pjesëmarrësit në stërvitje, kërkoi edhe bashkë-drejtuesi kolonel dr. Duishan Stojanoviq që është një parakusht i rëndësishëm për të arritur objektivat e caktuara të stërvitjes. Ai tha se, stërvitja do të jetë një mundësi që Republika e Maqedonisë të demonstrojë gatishmëri për zgjidhje të sfidave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore bashkë me vendet e rajonit. Stërvitja „Rezistencë e Përbashkët 13“ është stërvitje në terren me njësi në terren, e bazuar në skenare për operacione për menaxhim me fatkeqësi natyrore dhe ofrim të ndihmave humanitare të udhëhequra nga NATO/EU apo OKB, përmes së cilës duhet të demonstrohet ndërveprim midis armatave, agjencive civile dhe vendeve të rajonit. Gjatë kësaj stërvitje do të kryhet Vetëvlerësimi i nivelit 1 i Spitalit për Manovrime të Lehta, niveli 2, i cili është në përbërje të Qendrës Ushtarako-mjekësore të ARM-së.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail