Hapet Stërvitja „Rruga e Sigurtë- 2012“

Sot, 22 tetor, në Qendrën për Stërvitje Pepelishtë u mbajt hapja solemne e stërvitjes ushtarako mjekësore ,,Rruga e sigurtë –2012,“ e cila do të realizohet nga 22 deri 25 tetor i viti 2012. Në stërvitje, krahas pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Republika e Serbisë. Me stërvitjen do të udhëheqin dy bashkë-drejtorë: kolonel Andreja Naumovski, komandant i qendrës ushtarako mjekësore të ARM-së dhe gjeneral major Xhon Shteineger, shef i shërbimit sanitar të Mbretërisë së Norvegjisë. Stërvitja është e bazuar në një skenar të operacioneve për mbështetje të paqes të kryesuara nga NATO/BE, nën mandatin e OKB-së me të cilën duhet të demonstrohet gatishmëri operative për kryerjen e misionit kryesor nga fusha e shpëtimit mjekësor të jetës së njerëzve si një segment më i rëndësishëm i njerëzimit. Stërvitja u hap nga koloneli Vladimir Pavlov, komandant i Brigadës për Mbështetje Logjistike i cili në fjalën e tij përshëndeti stërvitjen dhe uroi realizim të suksesshëm me ç’rast theksoi, “Të jesh vend nikoqir i një stërvitje të këtillë është një test i pjekurisë dhe një sinjal i qartë i angazhimit drejt qëllimeve të përbashkëta, dëshmi e fortë e dëshirës tonë për sigurinë rajonale dhe globale dhe vërtetim i përpjekjeve për bashkangjitje sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në në familjen euro-atlantike. ” Spitali për terren është një sistem i komplikuar i cili përmes stërvitjes dhe trajnimit do të na ndihmojë të aftësohemi dhe ballafaqohemi me të njëjtin, tha në emër të bashkë-drejtorit nga Mbretëria e Norvegjisë, nën kolonel Frode Ostreng. Ai gjithashtu iu falenderua ekipit këshilldhënës nga Republika e Sërbisë, i cili me përvojën e vet na ka ndihmuar pa rezervë gjatë të gjithë procesit të planifikimit dhe na uroi fat në zhvillimin tonë të mëtejmë.  

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail