Kontingjenti i parë i paqeruajtësve maqedonas në KFOR u nis për në Kosovë

Kontingjenti i parë maqedonas me 44 pjesëmarrës të Armatës sot nga kazerma „Kuzman Josifovski- Pitu“ në Tetovë, u nisën drejt Kosovës, kun ë gjashtë muajt e ardhshëm do të punojnë si oficerë shtabi në komandën kryesore të KFOR-it në Prishtinë dhe do ta sigurojnë komandën rajonale të KFOR-it Perëndim.

Me pjesëmarrjen në misionin KFOR në Kosovë, Maqedonia e Veriut zë pozitën në NATO si një vend që nënkupton paqe, siguri dhe stabilitet në Balkan.

Në ceremoninë me rastin e dërgimit të këtij kontigjenti të parë në Kosovë, i cili u mbajt së fundmi, ministrja Shekerinska tha: “Ne kemi treguar se cilat janë cilësitë tona në vende shumë të largëta. Tani e tutje do të tregojmë vendin tonë të vërtetë në rajon. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet për ne, do të thotë siguri nën ombrellën kolektive të Aleancës, por e ndiejmë atë anëtarësim si një përgjegjësi të madhe. Më pak se 20 vjet më parë, vendi ynë përdori rastin për të pasur një mision të NATO-s për të pasur siguri dhe stabilitet. Sot, si një anëtar i NATO-s, ne mund të ndihmojmë që kjo të ndodhë me fqinjët tanë. Dhe kjo tregon se sa kemi shpenzuar së bashku, sa probleme kemi kapërcyer dhe sa jemi pjekur si njerëz dhe si shtet“.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës në misionin e KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2021 – tashmë në rotacionin tjetër, plani është që të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it në mbi 60 anëtarë, dhe nga vera e ardhshme së bashku me partnerin tonë të kahershëm Gardën Kombëtare të Vermontit nga SHBA, jashtë rotacioneve të vendosura, kontributi në një periudhë prej 9 muajsh do të rritet me mbi 100 pjesëtarë të Armatës. Gjithsej rreth 180 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Armatës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në misionin e KFOR verën e ardhshme.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail