Shekerinska pas takimit në Këshillin Euroatlantik të NATO-s: Kemi miratuar plan të ri operativ për përballje me virusin korona, krijojmë fond të dhe rezerva përbashkëta të pajisjeve mjekësore

Aleatët e NATO-s, përfshirë vendin tonë, miratuan sot një plan të ri operacional për të trajtuar pandeminë, si dhe një vendim për krijimin e një fondi të përbashkët për të mbuluar nevojat urgjente të shteteve anëtare, dhe për të krijuar furnizime të pajisjeve mjekësore, informoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas seancës së dytë të mbledhjes ministrore të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

“Të 30 aleatët po përballen me të njëjtin problem, dhe kjo është një pandemi që tashmë ka një shkallë globale, kështu që mënyra më e mirë dhe më efektive është që të kemi një pozicion të vetëm, një përgjigje të koordinuar, të jemi solidar në ndihmë, por edhe të shpejtë për të reaguar”, tha ministrja Shekerinska. Ajo sqaroi se fondi i përbashkët do të përdoret për prokurimin dhe sigurimin e pajisjeve mjekësore, transportin e pajisjeve, pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, ndërsa rezervat do të krijohen përmes prokurimit nga ky fond, si dhe nga donacionet nga vendet anëtare.

Ministrja theksoi se NATO deri më tani ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e vendeve anëtare, por edhe vendeve partnere në trajtimin e virusit, duke transportuar pajisje mjekësore kritike dhe duke vendosur pothuajse 100 spitale për terren. Ky angazhim, tha ministrja, në shumë mënyra ishte i ngjashëm me angazhimin e Armatës sonë, si në aspektin e mbështetjes së institucioneve civile, por edhe në aspekt të shfrytëzimit të kapacitetit të spitalit mobil.

„ Nëse dikush ka patur ndonjë dyshim, ja edhe saktësisht se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Aleancës. Kjo nënkupton pjesëmarrjen në vendime, por edhe përdorimin e përfitimeve të një veprimi të tillë të organizuar dhe solidaritetit. Kjo do të thotë që ne nuk jemi vetëm dhe se nuk jemi të vegjël, por se jemi pjesë e aleancës me të vërtetë më të fuqishme ushtarake-politike. Ne jemi pjesë e një familje më të madhe që mbështetet mes veti dhe ndihmon sa herë që nevojitet kjo ndihmë”, tha ministrja Sekerinska

Në seancën e sotme, të dytë dhe të fundit të këtij takimi ministror, përveç ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, u bashkuan edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, si dhe ministrat e mbrojtjes së Suedisë, Finlandës dhe Australisë.

Në pyetje gazetari për blerjen e uniformave të reja për pjesëtarët e Armatës, ministrja theksoi se është duke u zgjidhur një çështje që nuk është zgjidhur për shumë vite.

„Jam vërtet e kënaqur që më në fund ushtarët mund të ndiejnë se janë vlerësuar nga vendi i tyre, sepse kanë paga më të larta, sepse kanë kompensime të rritura dhe sepse kur të veshin uniformën e vendit të tyre, ata do të ndjehen krenarë, të kënaqur dhe të vlerësuar”, tha ministrja Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail