Shekerinska pas shpalljes së gjendjes së zakonshme: Zhvillojmë skenare për prani më intezive të Armatës

„Deri dje, amgazhimi i vetëm plotësues i ushtrisë ishte nëpër rajonet e krizës në Dibër dhe Qendrën Zhupa ku Armata ka marrë plotësisht kufirin me Shqipërinë,  por pas zbatimit të gjendjes së jshtëzakonshme presidenti nënshkroi vendimin për angazhimin e Armatës si mbështetje për institucionet tjera, parasegjithash për policinë, dhe ne tashmë prej sot zhvillojmë skenare për prani shumë më intezive të Armatës. Shtabet operative tashmë janë duke punuar në planet për raste kur duhet asistuar policia në kryerjen e kontrolleve të rregullt”“, than ë mëngjes ministrja e mbrojtjes dhe anëtare e shtabit për kriza pranë qeverisë, Radmilla Shekerinska në emisionin „Brifing Mëngjesi“ në “Slobodna TV”.

Ministrja tha se është problem që shumë nga qytetarët tanë kanë kërkuar të hyjnë në vend, ata kanë nënshkruar deklarata të vetë-izolimit, por kur kthehen në shtëpi fillojnë të dalin, dhe ky është saktësisht një nga rreziqet më të mëdha pasi shumë nga mërgimtarët tanë vijnë nga vendet me rrezik të lartë si Itali, Gjermani, Zvicër.

„Kjo është sjellje e papërgjegjshme dhe e paligjshme. Nëse qytetarët nuk zbatojnë masat, ne do të prezantojmë masa më rigoroze. Nëse dikush nuk e respekton karantinën e brendshme, shteti do të duhet të marrë masa”, tha Shekerinska.

Lidhur me masat shtetërore për trajtimin e KOVID-19, ministrja tha se Qeveria përgatitet për një skenar me më shumë qytetarë të infektuar.

„Ne duhet patjetër të jemi të përgatitur për një skenar ku më shumë njerëz infektohen, më shumë njerëz do të kenë nevojë për vendosje në spital, dhe më shumë njerëz do të kenë nevojë edhe për respiratorë. Në moment të caktuara, burimet spitalore do të rezervohen ekskluzivisht për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë shtesë dhe, nëse është e nevojshme, respiratorë shtesë. Jemi duke rritur të gjitha resurset,” tha Shekerinska në emisionin „Brifing Mëngjesi“.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail