Shekerinska: Krivollaku do të jetë letërnjoftimi ynë në NATO

Poligoni Ushtarak „Krivollak“ fitoi rrugë të re në gjatësi prej 33 kilometra përmes së cilës hapet një qasje e re nga vendqitja Penushi në Shtip, dhe njëkohësisht u ripërtëri edhe infrastruktura rrugore në vetë polygon në gjatësi prej 15 kilometra.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila sot ndodhej për vizitë në Krivollak ku punojnë inxhinierët e Armatës informoi për punën e bërë dhe planet e ardhshme për këtë kapacitet për të cilin tha se është „një resurs shtesë në mbrojtjen dhe sigurinë kolektive të Aleancës“ dhe „letërnjftim i yni në NATO “.

„Këto investime nënkuptuan shumë lodhje, shumë mund dhe shumë vullnet parasegjithash nga Shtabi i Përgjithshëm i ynë dhe nga inxhinierët tanë të cilët në periudhën e kaluar çdo ditë pune kaluan në poligonin ushtarak “Krivollak”. Arritëm qëllimin tonë të parë strategjik, e ky është që poligonin “Krivollak” ta hapim nga veriu dh eta lidhim me vendqitjen Penush në Shtip që të mundemi të kemi qasje nga të dy anët në poligon dhe të çlirojmë presionin që deri tani ekzistonte në veçanti përmes Negotinës”, tha ministrja.

Shekerinska i uroi inxhinierët për punën cilësore të kryer, për të cilën tha se pot ë mos ishte punuar me resurset tona, por komercialisht, do të kushtonte 10 herë më tepër, gjegjësisht në vend të një million euro të harxhuara për projekt plotësisht të përfunduar, i njëjti sipas vlerësimeve do të kushtonte rreth 10 milionë euro. Ajo shtoi se mjetet e harxhuara janë vetëm për paga ditore, për ushqimin e siguruar dhe për lëndën djegëse, që edhe njëherë konfirmom vendimin e zgjuar të marë për investim në makineri inxhinierike që mundësoi inxhinierët të munden ta përmbyllin këtë projekt të pavarur.

Lidhur me rëndësinë e ndërmarrjeve infrastrukturore në poligon për Aleancën, ministrja theksoi se „me këtë investim, me këtë infrastrukturë të ripërtërirë dhe të re, vitin e ardhshëm kur do të organizohet edhe një stërvitje e madhe në bashkëpunim me Armatën e SHBA-së dhe disa armata tjera fqinje, do të kemi mundësi t’ju tregojmë sa e kemi përmirësuar këtë poligon për vetëm një vit dhe kjo do të shtojë interesin për punë të përbashkët në “Krivollak“.

Shekerinska paralajmëroi mbështetje financiare nga armata amerikane për një pjesë të projektit dhe se në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm presim inxhinierë amerikan të bashkohen me inxhinierët tanë në aktivitetet për zhvillim infrastrukturor të poligonit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail