Shekerinska: Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe partive që flasin për NATO-n për 30 vjet tani që të votojnë Ligjin për Mbrojtjen në të cilin kemi përfshirë edhe perspektivat gjinore

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, mori pjesë sot në Konferencën “Roli i Grave në Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë dhe Rezoluta 1325 si Bazë për Veprim”, që u organizua nga “Nexus-Koncepti Qytetar” me mbështetjen e NATO-s.

Në fjalën e saj, ministrja Shekerinska shprehu mirënjohjen e saj për ftesën në këtë konferencë të rëndësishme, e cila më tej kontribuon në hapat e ndërmarrë drejt barazisë gjinore dhe theksoi se Rezoluta 1325 është një dokument që njeh pabarazitë e grave sidomos në konfliktet ushtarake dhe bën thirrje për zbatimin e perspektivave gjinore në kohë krize lufte dhe në ndërtimin e sistemeve të sigurisë.

Shekerinska me këtë rast nënvizoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për perspektivën gjinore, dhe tregoi se megjithëse numri i grave është duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme, do të vazhdojë edhe politika e rekrutimit dhe mbajtjes së grave në Armatë në kuadro si oficerë, nënoficerë, ushtarak dhe civil.
„Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbim në Mbrojtje, të cilat aktualisht ndodhen në Kuvend, përbërësi gjinor u përfshi së pari në fillim të Ligjit dhe themi, ashtu si mbrojtja dhe ushtria duhet të respektojnë parimet e përfaqësimit të drejtë sipas kushtetutës, gjithashtu duhet ta shikojmë tërë Ligjin përmes prizmit të barazisë “, tha Shekerinska.
Ajo shtoi se si rezultat i punës së deritanishme të Ministrisë, pengesat për përparimin në karrierë janë thyer. “Numrat janë të vegjël, por përparimi është i rëndësishëm. Nëse kishim vetëm një kolonel femër dy vjet më parë, sot kemi tre. Nëse më parë nuk kishte gra në poste të larta, për herë të parë në historinë e vendit tonë kemi një femër agjutante të Komandantit Suprem. Unë mendoj se këto janë sinjale të rëndësishme, sepse planet e veprimit miratohen dhe harrohen, por ndryshimet e dukshme mbeten.”

Ministrja Shekerinska u bëri apel deputetëve që të miratojnë sa më shpejt Ligjin e ri për Mbrojtjen, sepse ndryshimet në atë Ligj praktikisht e realizojnë fuqinë që jep Aleanca e NATO-s. “Meqenëse ligji nuk kishte praktikisht asnjë pikë kritike mbi të cilën dikush mund të shtronte pyetje, unë me të vërtetë pres që shumica e nevojshme e dy të tretave të sigurohet dhe ju bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe të gjitha partive politike që kanë folur për anëtarësimin në NATO për 30 vjet, tani me një të shtypur të butonit të tregojnë veprim, e jo vetëm fjalë,” përfundoi Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail