Veprim humanitar i kadetëve – pjesëmarrës të „Kampusit Veror 2014“

Kadetët e „Kampusit Veror 2014“ në koordinim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Vetqeverisjes Lokale të komunës së Negotinës, sot, në Qendrën për Persona me Aftësi të Kufizuara ,,Mesazhi” – Negotinë dhuruan ushqim një ditorë dhe dhurata tjera nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij projekti.

Ky aktivitet i cili është pjesë e bashkëpunimit civilo-ushtarak, duke përdorur parimin e të mësuarit nga përvoja e drejtpërdrejtë, përfshin një ekip nga dymbëdhjetë kadetë nga Republika e Maqedonisë, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Turqia, Bosnje e Hercegovina dhe studentë nga fakultetet e Republikës së Maqedonisë. Me këtë aktivitet, pjesëmarrësit e Kampusit Veror përmes veprës e treguan humanitetin e tyre, dhe njëkohësisht edhe e përforcuan besimin tek popullata vendase në personelin ushatrak, duke demonstruar nivel të lartë të vetëdijes të organizatës ushtarake për nevojat reale të bashkësisë.

Poashtu, kadetët dhe studentët të organizuar në ekipe shumëkombëshe, në dy ditët e kaluara realizuan numër të madh të aktiviteteve, mes së cilëve edhe trajnimin taktik luftarak me automjet të blinduar „Hermelin”, trajnim të procedurave lidhur me mjetet e improvizuara shpërthyese, trajnim të qasjes, nisjes dhe procedura tjera të lidhura me operacionet me helikopter, bashkëpunimin civilo-ushtarak, trajnim nuklear kimiko-biologjik dhe media-trajnim të nivelit bazë.

Gjatë ditës së djeshme „Kampusi Veror 2014“ u vizitua edhe nga atasheu australian i akredituar për Republikën e Maqedonisë, nënkolonel Martin Shiser, i cili personalisht informoheshte për të gjitha aktivitetet e “Kampusit Veror” të këtij viti.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail