Takimi i ministres Shekerinska me admiralin Burk në përvjetorin e anëtarësimit në NATO: Maqedonia e Veriut i ka shtuar vlerë Aleancës

Në nder të shënimit të përvjetorit të parë të anëtarësimit në NATO, komandanti i Komandës Aleate të Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut realizoi admirali Robert Burk.

Në takimin me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska që u mbajt këtë pasdite në Ministrinë e Mbrojtjes, admirali Burke përcolli urimet e të gjithë aleatëve për përvjetorin e parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. U diskutua për kontributin e Maqedonisë së Veriut si një anëtare aktive e Aleancës, në kolektiv dhe veçanërisht në sigurinë e rajonit.

Maqedonia e Veriut jep një kontribut të barabartë sipas maksimës – së bashku jemi më të fortë. I kemi shtuar vlerë të re Aleancës me përmirësimin e përditshëm të terrenit të trajnimit Krivollak. Shtojmë vlerë të re me njësinë tonë të deklaruar të NATO-s, Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë, ku pjesëtarët tanë më të mirë të Armatës avancohen çdo ditë – tha ministrja Shekerinska.

Shekerinska u falënderua për kontributin e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, e cila për dy dekada ndihmoi në realizimin e qëllimit strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

- Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s do të thotë që ata e kanë bërë punën e tyre me sukses dhe ne jemi ngritur në një aleat që jo vetëm që mund të zhvillohet në vend, por gjithashtu mund të kontribuojë në sigurinë kolektive me forcat e veta – tha Shekerinska.

Admirali Burk theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Armatës maqedonase në misionet e NATO-s dhe mjediset specifike të stërvitjes me të cilat Maqedonia e Veriut kontribuon në Aleancë.

- Jam i nderuar dhe i privilegjuar të prezantoj aleatët në ceremoninë e nesërme që shënon përvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut pati një fillim të shkëlqyeshëm dhe jep një kontribut shumë të rëndësishëm për Aleancën. Siç përmendi ministrja, ka shumë njësi që punojnë nën komandën time dhe ata e kanë bërë këtë disa dekada prapa nesh. “Aftësitë specifike të vendit tuaj janë shumë të rëndësishme për NATO-n,” tha admirali Burk.

Sot ai kishte takime me udhëheqësit e shtetit dhe ushtrisë, dhe nesër do të marrë pjesë në një ceremoni qendrore për të shënuar përvjetorin e parë të anëtarësimit në NATO në kazermën Ilinden.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail