Maqedonia e Veriut si anëtare e 30-të e ftuar e NATO-s, ulet në mënyrë të barabartë në tryezë me më të fuqishmit në një takim udhëheqës në Londër – Ministrat Sekerinska dhe Dimitrov takohen me Shefin e Zyrës së NATO-s në Shkup, kolonel Jankoviq

Pas disa ditëve në Londër vendi ynë do të ulet në tryezë në Samitin e Liderëve të Aleancës, në mënyrë të barabartë me vendet më të fuqishme të botës – ministrat Shekerinska dhe Dimitrov në takimin e sotëm me shefin e Zyrrës së NATO-s në Shkup, kolonelin Zoran Jankoviq u falënderuan për të gjithë mbështetjen e deritanishme nga Zyra e NATO_s, veçanërisht mbështetjen në dy vitet e fundit dhe për qëndrueshmërinë në arritjen e këtij qëllimi strategjik dhjetëvjeçar për qyetarët dhe për shtetin.

Takimi mbahet përpara Samitit të Aleancës në Londër në 3-4 dhjetor, ku do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i nivelit të lartë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Ministrja Shekerinska theksoi se pjesëmarrja jonë në takimin e liderëve të NATO-s, si e barabartë me 29 aleatët e tjerë është një ditë historike për vendin.

„Për herë të parë, nuk lejojmë askënd tjetër të diskutojë për ne, por ulemi në tryezë duke marrë vendime që prekin të gjithë botën. Ne, jo vetëm që do të jemi të pranishëm në takimin e liderëve të NATO-s, por gjithashtu do të marrim pjesë, ndryshe nga situata një vit e gjysmë më parë në Bruksel, kur për ne u diskutua pa praninë tonë brenda, tani do të kemi mundësinë të themi – po, ne përmbushëm rolin tonë historik. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen strategjike të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, nuk do të ndodhte pa vizionin vërtetë strategjik të Qeverisë, por nuk do të ndodhte edhe pa mbështetjen e fortë të Aleancës”, tha ministrja Shekerinska pas takimit.

Ministri Dimitrov theksoi përkushtimin dhe rëndësinë që vendi ynë i kushton anëtarësimit në NATO, duke paraqitur qëndrimet tona për çështje aktuale të rëndësishme për Aleancën.

„Sot, me kolegen Shekerinska kemi pasur një mundësi të shkëlqyeshme të falënderojmë kolonel Jankoviqin, i cili, së bashku me të gjithë paraardhësit e tij, ka kontribuar shumë në arritjen e madhe të ardhshme të një prej dy qëllimeve më të mëdha strategjike, praktikisht nga pavarësia jonë. Na ndan vetëm edhe një ratifikim nga anëtarësimi i plotë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kemi përgatitur tashmë një projektligj për ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg – është mirë të kesh miq, është mirë të kesh miq të fuqishëm dhe për herë të parë do të përfaqësohemi në tryezën e liderëve, të udhëhequr nga kryeministri Zaev në 3 dhe 4 dhjetor në Londër. Fakti që kemi 28 ratifikime në 10 muaj tregon se jemi të mirëpritur në Aleancë dhe shpresojmë që kjo të shënohet në një paragraf të deklaratës përfundimtare të takimit të liderëve në Londër”.

Ministrat gjatë takimit përcollën angazhimin e qeverisë për të dhënë një kontribut konkret si anëtari i 30-të i Aleancës në promovimin e unitetit dhe sigurisë transatlantike, si dhe angazhimin tonë për shpërndarje të drejtë të barrës financiare; mbështetjen në luftën kundër terrorizmit; kontributin në konceptet e NATO-s për parandalim dhe mbrojtje; mbështetje për hartimin e politikës së stabilitetit të NATO-s; angazhimin për të çuar më tej pjesëmarrjen dhe kontributin tonë në operacionet ndërkombëtare; gatishmërinë për të trajtuar kërcënimet e sigurisë jo konvencionale, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët për Aleancën, të cilat kontribuojnë në një rajon më të sigurt euro-atlantik.

Shefi i Zyrës së NATO-s, Kolonel Jankoviq shprehu kënaqësi nga takimi me ministrat Shekerinska dhe Dimitrov pak para samitit historik për të diskutuar shumë çështje të rëndësishme për Aleancën.

„Deri më tani, keni pasur mundësinë të merrni një pjesë të drejtpërdrejtë në takimet e shefave të shtabeve në nivelin ministror, por javën e ardhshme do të keni mundësinë të uleni në takimin e liderëve. Ky është në fakt një tregues shumë i rëndësishëm i angazhimit dhe përpjekjes që keni investuar gjatë dy viteve të fundit, që sigurisht që është rezultat i punës së kësaj Qeverie, dhe do të thoja në veçanti, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe në emrin tim personal do të dëshiroja t’ju falënderoja për këto përpjekje,” tha colonel Jankoviqi.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail