Bisedimet e para shumëpalëshe midis vendit tonë dhe NATO-s, pas anëtarësimit të plotë në Aleancë

1Bisedimet shumëpalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s u mbajtën sot përmes video telekonferencës. Këto janë bisedimet e para të këtij formati që vendi ynë mbajti si anëtare e plotë e Aleancës në kuadër të procesit të planifikimit të mbrojtjes të NATO-s. Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut u drejtua nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq.

Gjatë bisedimeve para Komitetit të NATO-s për Planifikimin e Mbrojtjes, u prezantuan planet për financimin e mbrojtjes, transformimin, pajisimin dhe modernizimin e forcave të armatosura deri në vitin 2028. Sekretari shtetëror Nikoliq theksoi se në kushtet e KOVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj prioriteteve të përcaktuara për zhvillimin e kapaciteteve në përputhje me standardet e NATO-s.

Përcaktimi i fortë i vendit tonë për financimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes u theksua edhe një herë, në përputhje me konkluzat e Samitit të Aleancës në Uells nga viti 2014. Megjithë sfidat e KOVID-19 me të cilat përballet Republika e Maqedonisë ë Veriut, ende nuk ka devijime nga planet dhe prioritetet për arritjen e 2% të PBB-së deri në vitin 2024.

Aleatët mirëpritën planet e mbrojtjes, si dhe angazhimin për përdorimin racional të burimeve për të pajisur forcat e deklaruara me pajisje moderne. Janë dhënë rekomandime për mirëmbajtjen e planeve për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, si dhe për realizimin e prioriteteve për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura deri në vitin 2028. Gjithashtu u mirëprit edhe kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet ndërkombëtare.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail