Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit KOVID 19

Në këtë drejtim, Ministria vendosi të anulojë të gjitha udhëtimet zyrtare të punonjësve (konferenca, takime, trajnime, kurse) në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Secili që ka udhëtuar zyrtarisht përpara këtij vendimi, pas kthimit në vend do të jetë i detyruar të qëndrojë në izolim shtëpiak për 14 ditë.

Aktualisht nuk ka pjesëtarë të Armatës të angazhuar nëpër stërvitje ushtarake në vendet e zonave me rrezik.

Për të eleminuar çdo mundësi të përhapjes së virusit, Ministria e Mbrojtjes ka kufizuar numrin e takimeve me klientët – komunikimi do të zhvillohet përmes telefonit, postës elektronike ose video konferencave.

Të gjitha njësitë e komandimit u urdhëruan të kryejnë rregullisht masa parandaluese të higjienës, pastrim të përhershëm dhe dezinfektim të lokaleve, kadetët nga Akademia Ushtarake janë liruar nga mësimi dhe janë lëshuar në shtëpi, bëhet dezinfektim i rregullt i autobusëve për transportin e pjesëtarëve të Armatës.

Me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Komandanti i Qendrës Mjekësore Ushtarake është i detyruar të jetë i informuar për zhvillimet në Armatë dhe të jetë i gatshëm për kontakt dhe bashkëpunim eventual me institucionet përkatëse shëndetësore në vend.

Epidemiologët në Qendrën Mjekësore Ushtarake kanë për detyrë të monitorojnë shëndetin e personelit të Armatës dhe të monitorojnë zbatimin e masave parandaluese për të eliminuar rrezikun e përhapjes së virusit.

Ministria dhe Armata zbatojnë të gjitha masat parandaluese të urdhëruara nga qeveria. Armata është në gjendje operative, plotësisht operacionale dhe e gatshme në rast nevoje, për të vënë aftësitë e saj në funksion të mbrojtjes së qytetarëve.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail