Ministri Jolevski vizitoi Akademinë Ushtarake dhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun

Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihajlo Apostollski“ – Shkup dhe Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun ishin dy institucionet arsimore të cilat sot i vizitoi ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Ministri Jolevski në Akademinë Ushtarake u informua për përgaditjet e vitit akademik 2014-2015, si dhe për planet për zhvillimin e këtij instuticioni të arsimit të lartë, gjë që është shumë e rëndësishme sa i përket përgaditjes së kuadrove cilësorë në ARM, tha ministri Jolevski.

- Gjatë konkursit të parë u paraqitën 128 kandidatë dhe tani më jemi në proces të përzgjedhjes së tyre. Do të zgjidhen gjithsej 25 kandidatë, studentë nga Maqedonia. Ndërsa janë paraqitur edhe kandidatë nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, si dhe për herë të parë sivjet kemi kandidatë edhe nga Sllovenia, theksoi ministri Jolevski.

Ministri me këtë rast potencoi se qëllimi i akademisë, ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, por edhe në atë angleze, është që ajo të zhvillohet në akademi ndër më elitet në rajon dhe në Europë. Akademia Ushtarake përveç studimeve klasike ushtarake, tha ministri Jolevski, do të zhvillohet dhe do të kontribuojë edhe në sajber mbrojtjen dhe në logjistikë.

- Shpresojmë dhe presim që gjatë semestrit vijues pranveror një kadet nga Maqedonia të shkoj si shkëmbim në Akademinë Ushtarake në Noruiç në SHBA, ndërsa që nga viti i ardhshëm të kemi edhe studentë në shkëmbim për një semestër nga SHBA-ja, informoi ministri Jolevski.

Njëherit, ministri i mbrojtjes vizitoi edhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, e cila njëherit është edhe NATO qendra partnere e 26. për trajnim dhe edukim, e vetmja e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë dhe në rrjetin e NATO qendrave për trajnim. Gjatë procesit të trajnimit dhe edukimit në QRMP, e cila zhvillohet me ndihmën e Mbretërisë së Norvegjisë, gjer më tani kanë qenë të përfshirë mbi 850 pjesëmarrës vendor dhe të huaj. Për nevojat e qendrës janë trajnuar 25 media trajnues vendor dhe rajonal, nga ana e qendrës norvegjeze për konsultime „Media Loven“. Media trajnuesit vijnë nga Maqedonia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe nga Kosova. Për kursin vijues, që nga koha kur Qendra është shpallur si NATO qendër për trajnim, kurs ky i cili do të mbahet nga 15-18 shtator gjatë këtij viti, gjer më tani kanë shfaqur interes kandidatë nga Moldavia, Armenia, Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, si dhe nga disa institucione nga Republika e Maqedonisë.

Në pytjen nga ana e gazetarëve lidhur me NATO samitin vijues, ministri Jolevski theksoi se kemi të bëjme me një prezantim maksimal të asaj që Republika e Maqedonisë e ka arritur rreth ftesës së Republikës së Maqedonisë për anëtarsim të plotë në kuadër të Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail