Ministrja Shekerinska në kazermat në Kërçovë: Armata i kryen detyrat e saj në mënyrë të përkryer në trajtimin e pandemisë, prandaj është Armatë e NATO-s

„Urime pjesëtarëve të Armatës nga kazermat e të gjithë vendit të cilat do t’i vizitoj dhe falënderoj personalisht. Të gjithë ata që fituan mundësinë, e shfrytëzuan atë dhe e bënë punën e tyre të në mënyrë të përsosur. Ju na keni të bindur se çdo pjesëtar i Armatës është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide. Prandaj u bëmë anëtar të NATO-s. Këtë e bëtë për vete, për bashkëqytetarët tuaj, për Armatën, por mbi të gjitha për atdheun tuaj”, tha ministrja Shekerinska në fjalimin e saj para pjesëtarëve të Armatës gjatë vizitës së sotme në kazermat “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë.

Ministrja Shekerinska tha se në dy vitet e kaluara kanë ndodhur ndryshime të mëdha për pjesëtarët e Armatës – çdo fjalë e dhënë është përmbushur dhe se çdo vendim i marrë për paga më të larta, kompensim për qira, përmirësim të standardeve, të gjitha këto në shërbim të pjesëtarëve tanë.

„Sot mund të them që Armata, si rezultat i vendimeve të tilla, është një institucion në të cilin çdo pjesëtar, person ushtarak ka 16% pagë më të lartë, çdo civil që fatkeqësisht kishte pagat më të ulëta në tërë administratën publike, tani ka 28% pagë më të lartë, dhe të gjithë nga ju mund të përdorni kompensimin financiar shtesë për sigurinë e banesave mbi 8 000 denarë që më parë është marrë nga një numër i vogël. Pra, kështu nga të ardhurat mujore prej 20,000 denarë, sot kemi ushtarë profesionistë që kanë të paktën 30,000 denarë pagë. Kjo tregon se në vetëm 2 vjet mundëm të rrisim të ardhurat për 50%. Kjo është mënyra ime e punës, të them vetëm diçka për të cilën jam e sigurt, dhe më pas nëse mund të bëj dhe siguroj edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse në këto vite, së bashku me njerëzit në ministri dhe udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm, ne kemi arritur të rinovojmë Armatën për të siguruar 700 pjesëtarë shtesë, disa ushtarë dhe disa oficerë të rinj. Kjo është arsyeja pse për herë të parë në Ligjin për Shërbim kemi siguruar kushte të barabarta për pension, njëjtë si policia, dhe kështu që ne nuk kemi lënë të pashpresë asnjë ushtar të vetëm profesional mbi moshën 45 vjeç. Prandaj kemi arritur të sigurojmë pajisjet themelore siç janë çizmet që tashmë i keni, uniformat që tashmë janë duke u ndarë nëpër pjesë të Armatës dhe unë pres që shpërndarja të përfundojnë deri në fund të qershorit. “Le të tregojmë se kujdesi për çdo ushtar duhet të jetë shqetësimi i parë i çdo ministri, i çdo Armate“ – tha Shekerinska.

Ajo theksoi se merita e anëtarësimit në NATO është kryesisht për shkak të pjesëtarëve tanë të Armatës.

„Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtari i 30-të i NATO-s në vitin më të vështirë në botë dhe se suksesi nuk do të ishte i mundur pa mundin tuaj, nëse nuk do të kishte pjesëmarrje tuaj në misione, nëse nuk do të ekzistonte ndihma juaj në çdo krizë dhe problem në vend. Sot, kjo është Armatë e NATO-s që ka ngritur kompensimin për secilin pjesëmarrës në misione, që ka siguruar mjete të reja të blinduara pas një periudhe të gjatë jo investimesh në Armatë, Armatë kjo që do të përpiqet të shfrytëzojë plotësisht anëtarësinë e saj në NATO për anëtarët e saj, por kryesisht për vendin e vet.“

Ministri tha se Armata mbetet në detyrat e saj për aq kohë sa duhet që të merret përfundimisht me pandeminë. Ajo theksoi se heqja e orës policore dhe pjesës më të madhe të masave kufizuese nënkuptonin një nevojë edhe më të madhe për përgjegjësi dhe mbrojtje personale, dhe i bëri thirrje Armatës të dërgojë një mesazh edhe më të vendosur se mbrojtja personale, distanca fizike dhe përgjegjësia personale janë të domosdoshme që gjendja me pandeminë të mbetet nën kontroll.

Qytetarët dhe shteti vlerësojnë shumë profesionalizmin e pjesëtarëve të Armatës – tha ministrja dhe falënderoi pjesëtarët e Batalionit të Katërt të Këmbësorisë nga Brigada e Parë e Këmbësorisë, të cilët ishin të ngarkuar të siguronin kryesisht objektet e karantinës shtetërore në Ohër dhe Strugë.

„Keni dhënë shembull në vend, treguat edhe një herë se Armata është për qytetarët e saj dhe kjo është arsyeja pse unë ju përgëzoj”- tha ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail