Ministria e Mbrojtjes informon publikun se sot personat e akomoduar në Qendrën e Trajnimit në Pepelishtë – Krivollak do të zhvendosen në një lokacion të ri.
Si që raportuam dje, Qendra e Trajnimit Pepelishtë është vetëm një hapësirë e përkohshme ku duhet të kryhen ekzaminimet epidemiologjike në përputhje me protokollin mjekësor. Ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë do të kryejë ekzaminimet këtë mëngjes, pas së cilës personat do të transferohen menjëherë në Institutin e rinovuar në Demir Kapi.