Sekretari shtetëror Nikoliq në takimin e 44-të të Grupit Ndërkombëtar Këshilldhënës të Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RACVIAC

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Nikoliq, sot përmes një video konference mori pjesë në takimin e 44-të të Grupit Ndërkombëtar Këshilldhënës (Multinational Advisory Group – MAG) të Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RACVIAC.

Në takim, pjesëmarrësit e MAG miratuan raportin e drejtorit për punën e RACVIAC për vitin e kaluar, programin e aktiviteteve dhe buxhetin për vitin 2021, dhe u diskutua mbi politikën e personelit të Qendrës.

Ky takim është i një rëndësie të veçantë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për herë të parë në njëzet vitet që nga themelimi i RACVIAC vendi ynë, për një periudhë prej një viti merr kryesimin e Grupit Shumëkombësh Këshillëdhënës, dhe ky organ do të kryesohet nga sekretari shtetëror, Dragan Nikoliq.

Takimi i radhës i MAG, i cili do të kryesohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut është planifikuar të mbahet në prill të vitit të ardhshëm në vendin tonë.

MAG paraqet mekanizmin drejtues për punën e RACVIAC dhe përbëhet nga përfaqësues të shteteve anëtare – të plotë, bashkëpunëtorë dhe vëzhgues. RACVIAC u krijua në vitin 2000 si një Qendër Rajonale e Kontrollit dhe Verifikimit të Armatimit dhe për Ndihmë në Zbatim. Për të rritur stabilitetin rajonal, Qendra më vonë zgjeroi aktivitetet e saj për të përfshirë çështje me karakter më të gjerë politik dhe të sigurisë, përfshirë reformat në sektorin e sigurisë, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal me një fokus në integrimin Euro-Atlantik. Me zhvillimin dhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë, filloi procesi i transformimit të Qendrës, e cila në vitin 2011 mori statusin e një organizate ndërkombëtare në pronësi rajonale dhe u riemërua në RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë.

Misioni i RACVIAC është të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin mbi çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore përmes një partneriteti midis vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail