Drejtori i Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RACVIAC takohet me zëvendësministrin dhe sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes

Drejtori i Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RACVIAC, ku Maqedonia e Veriut është anëtare, gjenerali majori i pensionuar Jeronim Bazo u takua me zëvendësministrin e Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe sekretarin shtetëror Dragan Nikoliq. Kjo është vizita e parë dhe takimet e para zyrtare të gjeneralit të pensionuar Bazo me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes pas marrjes së postit të drejtorit të Qendrës.

Në takimet, drejtori i RACVIAC falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Ministria e Mbrojtjes në realizimin e detyrave dhe detyrimeve të RACVIAC. Gjenerali Bazo njoftoi zëvendësministrin dhe sekretarin shtetëror për Planin dhe Programin e Qendrës për vitin 2019, si dhe për aktivitetet që janë planifikuar të realizohen vitin e ardhshëm.

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes theksuan se RACVIAC është një model i suksesshëm për bashkëpunimin rajonal dhe se Ministria dhe shteti do të vazhdojnë ta mbështesin plotësisht këtë nismë rajonale.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail