Armata më e pasur për 125 ushtarë të rinj profesionst

Prej sot, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rradhët e saja ka 125 ushtarë të rinj profesionstë, klasa e parë nga dy të parapara për këtë vit pas pranimit të 375 ushtarëve profesionstë vitin e kaluar 2018.

Në ceremoninë e mbajtur në kazermën e Velesit „Alekso Demnievski– Bauman“, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, theksoi se me pranimin e këtyre 125 ushtarëve profesionstë, përtërihet përbërja e armatës, ndërsa formohen edhe breza të ardhshëm të armatës të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë si pjesë e alencës më të fuqishme ushtarako-politike bashkëkohore, qëllim strategjik ky të cilin shteti ynë do ta arrijë pas tri dekadash.

„Në dy vitet e kaluara, kemi punuar në anëtarësimin në NATO nga njëra anë, por nga ana tjetër nuk e kemi harruar Armatën tonë dhe për këtë arsye kemi arritur të sigurojmë buxhete më të mëdha, kemi arritur të rrisim pagat dy vjet rresht, dhe arritëm të rekrutojmë pjesëtarë të rinj në Armatë vitin e kaluardhe këtë vit “, tha ministrja Shekerinska.

Sa iu përket hapave të ardhshëm, ministrja theksoi se përqendrimi është në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore, për të cilat ajo tha se së shpejti do të hyjë në procedurën parlamentare, si dhe fazën e projekteve prioritare të modernizimit.

„Pas 16 vjetësh, ushtria fitoi makina të reja inxhinierike që janë shumë të rëndësishme për ne, si për nevojat e ushtrisë, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve. Në pjesën e dytë të vitit 2019, fokusi ynë është tek prokurimi i automjeteve luftarake dhe prokurimi i pajisjeve mbrojtëse për të gjithë ushtarët ”, tha ministrja. Ajo konkludoi se Qeveria dhe Ministria treguan që ata nuk duhej të zgjidhnin midis anëtarësimit në NATO ose ekzistencës së një ushtrie të fortë dhe se dy vitet e kaluara është investuar në të dy objektivat, dhe se rezultatet janë të dukshme për të dy çështjet e rëndësishme.

Ushtarëve profesionistë të sapo rekrutuar ministrja u tha se mjedisi i ushtrisë është një nga mjediset më të mira për rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, mësim dhe trajnim të vazhdueshëm.

„Ky është një mjedis në të cilin dyert për përsosmëri si në shtëpi ashtu edhe me partnerët tanë dhe aleatët jashtë vendit janë vërtet të hapura. Gjatë stërvitjes dhe ditëve të para si ushtar profesionist do të zbuloni se disa nga kolegët tuaj janë duke u trajnuar në SHBA, ose në Mbretërinë e Bashkuar, disa nga oficerët ndodhen në shkolla të larta në Turqi, Itali, Bullgari, Gjermani, disa po trajnohen në Mali të Zi, Gjermani, Slloveni, Kroaci, dhe disa janë pjesë e misioneve tona në Afganistan, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Liban. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për që dyert e hapura të botës t’i bëjmë edhe më të hapura“, theksoi ministrja.

Në ceremoni, krahas ministres Shekerinska, ushtarëve profesionistë të sapo rekrutuar iu ndanë kontrata pune edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri Bekim Maksuti, drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Zoran Mile Milevski, dhe komandanti i komandës operative, Pavle Arsoski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail