KONKURS për regjistrimin e ndjekësve të aftësimit dhe mbindërtimit profesional për gjininë aviacion të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihalo Apostolski”- Shkup, të personave që kanë kryer ciklin e parë të studimeve, për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLSKI“ – SHKUP

Në bazë të nenit 25, paragrafi 1 nga Ligji i Akademisë Ushtarake (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr . 83/2009 ), Akademia Ushtarake në Shkup shpall

KONKURS
për regjistrimin e ndjekësve të aftësimit dhe mbindërtimit profesional për gjininë aviacion të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihalo Apostolski”- Shkup, të personave që kanë kryer ciklin e parë të studimeve, për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” – Shkup shpall konkurs për regjistrimin e tetë (8) ndjekësve të aftësimit dhe mbindërtimit profesional për gjininë aviacioni, për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Aftësim dhe mbindërtim profesional për gjininë aviacion, në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh.
TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË KONKURS

Në konkurs mund të paraqiten kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, si më poshtë:

KUSHTET E PËRGJITHSHME

- të jenë qytetarë të Republikës së Maqedonisë;

- të kenë mbaruar ciklin e parë të studimeve, përkatësisht të kenë më së paku 180 kredi, sipas EKTC ose shkallën VII/1;

- të mos jenë më të vjetër se 28 (njëzet e tetë) vjeç;

-të jenët të aftë në aspektin psikofizik (këtë e vërteton komisioni ushtarako-mjekësor)

KUSHTET E VEÇANTA

- të mos kenë të caktuar masën e ndalesës së sigurisë për kryerjen e funksionit, të veprimtarisë ose të detyrës;
-t’i plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për Informacione të Klasifikuara, që i vërteton organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes;

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë edhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë, të cilët, ciklin e parë të studimeve e kanë kryer jashtë shtetit.

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët ciklin e parë të studimeve e kanë kryer jashtë shtetit, duhet të dorëzojnë dokument për nostrifikimin e diplomës të marrë jashtë shtetit, e dhenë nga ministria kompetente.

KRITERET PËR ZGJEDHJE DHE REGJISTRIM

Gjatë përzgjedhjes për regjistrimin e kandidatëve për aftësim dhe mbindërtim profesional të kandidatëve me ciklin e parë të kryer të studimeve për oficer të gjinisë aviacion, për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” – Shkup, krahas kushteve të përgjithshme dhe të veçanta, gjatë rangimit fillestar, parasysh do të merret edhe suksesi i përgjithshëm i kandidatëve nga cikli i parë i studimeve dhe rezultati nga kontrolli i përgatitjes fizike.

Gjatë pranimit të personave për aftësim dhe mbindërtim profesional me ciklin e parë të kryer të studimeve për nevojat e Armatës, do të respektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të bashkësive etnike.

Pas përfundimit të rangimit fillestar, kandidatët do të drejtohen në selektimin e mëtutjeshëm.

Selektimi i mëtutjeshëm përbëhet nga kontrollet selektive edhe atë:

- kontroll i njohjes së gjuhës angleze (minimum 70 pikë të fituara sipas American language course placement test – testi ALCPT)

- kontroll- selektim në tokë;

- aftësi e veçantë shëndetësore, që e vërteton komisioni përgjegjës mjekësor për personelin e aviacioniit; dhe

-kontroll- selektim në ajër.

Të gjitha kontrollet selektive kanë karakter eliminues. Kandidati i cili nuk do të kalojë në një kontroll selektimi, e humb të drejtën të marrë pjesë në kontrollet e radhës, dhe në këtë mënyrë, humb statusin e kandidatit.

PROCEDURA PËR REALIZIMIN E KONKURSIT
Konkursin e realizon Komisioni për Konkurs të cilën e formon dekani Akademisë Ushtarake .

Gjendja psikofizike e kandidatëve përcaktohet nga kontrolli specialistik dhe vlerësimi nga komisioni kompetent ushtarako-mjekësor në Qendrën Ushtarako-Mjekësore në Shkup.

Pas marrjes së rezultateve nga komisioni kompetent ushtarako-mjekësor, kandidatët të cilët janë vlerësuar si të aftë psikofizikisht, dërgohen në kontroll për gjendjen fizike.

Kontrolli i gjendjes fizike mbaron përmes Test programit për kontroll të gjendjes fizike.

Kontrolli i gjendjes psikofizike dhe kontrolli i gjendjes fizike kanë karakter eliminues .
VLERËSIMI I SUKSESIT GJATË RANGUT FILLESTAR

Vlerësimi i kritereve nga suksesi i përgjithshëm dhe suksesi arritur në kontrollin e përgatitjeve fizike llogaritet me pikë.

Numri i pikëve maksimale që kandidati mund ti fitojë përmes kritereve nga suksesi i përgjithshëm dhe suksesi i arritur në kontrollin e përgatitjeve, është 100 pikë.

Suksesi i përgjithshëm i kandidatëve nga studimet e ciklit të parë, marrin pjesë me jo më shumë se 80 pikë.

Gjatë kontrollit të përgatitjeve fizike, kandidatët duhet të posedojnë dokumentet e identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë).

Rangimin e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i Konkursit.

Në afat prej 24 orëve pas realizimit të kontrollit të përgatitjeve fizike , Komisioni i Konkursit përgatit dhe publikon në tabelën e shpalljeve të akademisë, rang listën preliminare me rezultatet e kandidatëve.

Në listën e rangimit preliminar paraqitet numri i pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve të arritur gjatë ciklit të parë të studimeve, numri i pikëve nga kontrolli fizik i përgatitjeve dhe numri i përgjithshëm i pikëve, për secilin kandidat.

Kandidatët kanë të drejtë për ankesa pranë Dekanatit të Akademisë përmes Komisionit të Konkursit, në afat prej 24 orëve nga publikim i rang listës preliminare.

Vendimet e ankesave publikohen në tabelat e shpalljes në Akademinë, në afat prej 24 orëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e ankesave.

Vendimi i Drejtorisë së Akademike për ankesën është përfundimtar.
Rang lista preliminare bëhet përfundimtare edhe pas skadimit të afatit për paraqitjen e ankesave.
Pas përfundimit të rangimit fillestar, kandidatët vazhdojnë me kontrollit e selektimit në gjuhën angleze, për aftësinë e veçantë shëndetësore dhe për kontrollin- selektimin në ajër.

Pas mbarimit të secilit kontroll komisioni i caktuar për realizimin e kontrollit selektiv, do të paraqesë deri te Komisioni i Konkursit listën e personave të cilët kanë kaluar selektimin.

Në afat prej 24 orëve nga realizimi i çdo kontrolli selektive, Komisioni i Konkursit publikon në tabelën e shpalljes së Akademisë listë e kandidatëve të cilët kanë kaluar kontrollin.

Në çdo listë të kontrolleve selektive , kandidatët kanë të drejtë të ankohen pranë Dekanatit të Akademisë përmes Komisionit për Konkurs , në afat prej 24 orëve nga publikimi i saj.

Vendimi për ankesat publikohet në tabelat e shpalljeve të Akademisë, në afat prej 24 orëve nga skadimi i afatit për zbatimin e ankesave.

Vendimi i Drejtorisë së Akademisë për ankesat do të jetë përfundimtar.

Listat e kontrolleve selektive bëhen përfundimtare edhe pas skadimit të afatit për dorëzimin e ankesave.

Pas publikimit të rang listës përfundimtare, Këshilli Mësimor-Shkencor i Akademisë i dorëzon propozim-mendim për listën, ministrit të Mbrojtjes, i cili bën përzgjedhjen e kandidatëve.

AFATET

Kandidatët e interesuar për regjistrimin e peronave aftësim dhe mbindërtim profesional për gjininë aviacion në Akademinë Ushtarake “General Mihailo Apostolski “ – Shkup mund t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme për paraqitje në afat prej 30 ditësh, filluar nga ditën e ardhshme pas publikimit.

Pas vërtetimit të listave të paraqitura, kandidatët e paraqitur të cilët plotësojnë kushtet nga konkursi, do ftohen për vërtetimin e kapacitet psikofizike dhe të përgatitjes fizike.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJEN E KONKURSIT

Kandidatët të cilët konkurrojnë në Konkurs duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:
- Fletëparaqitje (formular të plotësuar që mund të merret nga Akademia Ushtarake);
- Diplomë ose certifikatë për kryerjen e shkollës së lartë;
- Certifikatë për shtetësi ;
- Certifikatë nga libri amzë i lindjes;
- Certifikatë nga gjykata kompetente se nuk është shqiptuar masë e sigurisë për ndalesë të kryerjes së profesionit, të veprimtarisë apo detyrës;
- Biografi të shkurtër ( CV).
-
Kandidatët e Republikës së Maqedonisë të cilët shkollën e lartë e kanë kryer jashtë shtetit, duhet t’i dorëzojnë dokumentet për nostrifikimin e diplomës, lëshuar nga ministria kompetente.

Dokumentet e paraqitura për konkurs kandidatët duhet t’i dorëzojë personalisht në Akademinë Ushtarake në Shkup në rr. “ Vasko Karangeleski “ pa nr.

SHKOLLIMI , TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

Kandidatët të cilët janë pranuar në Konkurs për aftësim dhe mbindërtim profesional për gjininë aviacion në Akademinë Ushtarake “ General Mihailo Apostolski “ – Shkup për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës në Republikën e Maqedonisë, pajisen me statusin e ndjekësit (dëgjuesit).

Të drejtat dhe detyrimet e veçanta të ndjekësve dhe oficerëve nga gjinia aviacion, për nevojat e Armatës në Republikën e Maqedonisë, do të përcaktohen me marrëveshje.

Pas mbarimit të aftësimit dhe mbindërtimit profesional, dëgjuesit konform ligjit prodhohen me aktin përkatës të gjinisë së aviacionit dhe pranohen në shërbimet e Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes .

Me respekt
Akademia Ushtarake

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail