KONKURS për zgjedhje të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve në Akademinë Ushtarake në Shkup

Sipas nenit 63 dhe 131 nga Ligji për Arsim të Lartë dhe nenit 18 artikulli 1 alinea 6 nga Ligji për Akademi Ushtarake („Gazeta Zyrtare e RM“ nr. 83/09), Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup, shpall,

K O N K U R S
për zgjedhje të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve në Akademinë Ushtarake në Shkup

I. ZGJEDHJE TË MËSIMDHËNËSVE NË TË GJITHA THIRJET MËSIMORO-SHKENCORE DHE PËR BASHKËPUNËTOR NË FUSHAT SHKENCORE, DREJTIMET DHE LËMITË NË VIJIM:
1. Mësimdhënës në të gjitha thirjet në Fushën Shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Shkencat Juridike. Lëmia Shkencore: E drejta penale, Të drejtat dhe liritë e njeriut, Marrëdhëniet ndërkombëare dhe historia e diplomacisë – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
2. Mësimdhënës në të gjitha thirjet në Fushën Shkencore: Shkencat tekniko-teknologjike. Drejtimi Shkencor: Eletronika dhe automatika. Lëmia Shkencore: Elektronika – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
3. Mësimdhënës në të gjitha thirjet në Fushën Shkencore: Shkencat Matemtiko-natyrore. Drejtimi Shkencor: Fixikë. Lëmia Shkencore: Fizikë – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
4. Mësimdhënës në thirjen mësimore në Fushën Shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Mbrojtje. Lëmia Shkencore: Mbrojtja Civile, Planifikimi i Mbrojtjes dhe ruajtjes, Sistemet politike – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
5. Mësimdhënës në thirjen mësimore në Fushën Shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Siguria. Lëmia Shkencore: Teoria e përgjithshme kriminologjike, Metodologjia kriminologjike, Kriminologji – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
6. Mësimdhënës në thirjen në fushën shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Mbrojtje. Lëmia Shkencore: Udhëheqja dhe komandimi, siguria e integruar, Planifikimi i Mbrojtjes dhe ruajtjes – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
7. Mësimdhënës në të gjitha thirjet në fushën shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Shkencat Juridike. Lëmia Shkencore: : E drejta ndërkombëtare, Marrëdhëniet ndërkombëtare, E drejta diplomatike dhe konzulare, Siguria ndërkombëtare, E drejta penale dhe Kriminologjia – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 5 (pesë) viteve;
8. Bashkëpunëtor në fushën shkencore: Shkencat Shoqërore. Drejtimi Shkencor: Shkencat organizative dhe menaxhimi. Lëmia Shkencore:
Menaxhimi me burimet njerëzore, Komunikimi profesional, Logjistika – 1 (një) realizues në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve;

II. Përveç kushteve të përgjithshme të vërtetuara me Ligjin për Marrëdhënie Pune, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet në vijim:
1. Kandidatët për zgjedhje në thirjet shkencoro-mësimore, thirjet mësimore dhe për bashkëpunëtor në Akademinë Ushtarake duhet:
- të plotësojnë kushtet e përgjithshme të caktuara me Ligjin për Arsim të Lartë, Ligjin për Akademi Ushtarake, Rregulloren për Kritere dhe Procedura për zgjedhje në thirjet mësimoro-shkencore, thirjet mësimore dhe për bashkëpunëtorë pranë Universitetit „Goce Delçev“ – Shtip dhe Rregulloren për Kritere dhe Procedura për zgjedhje në thirjet mësimore dhe për bashkëpunëtor në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski“ – Shkup,
- të tregojnë aftësi për punë mësimoro-shkencore,
- kandidatët duhet të kenë jo më pak se 8 (tetë) vite përvojë pune në Ministrinë e Mbrojtjes ose ARM,
- kandidatët – eprorë ushtarak duhet të kenë dy vlerësimet e fundit ,,dallohet” dhe të jenë të aftë për të kryer shërbim ushtarak (dëshmohet me anë të vërtetimit).

III. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:
- aplikacionin për konkurim,
- biografi të shkurtër (në format të shtypur dhe elektronike),
- diplomë për arsimin e mbaruar adekuat, (dëshmi për arsimim adekuat,
- diplomat nga vendet e jashtme duhet të jenë të nostrifikura dhe të plotësuara sipas ekuivalentit të notave,
- listë të punimeve shkencore dhe profesionale të publikuara (nga një kopje të punimeve),
- vërtetim shtetësie.

Konkursi zgjat 8 ditë llogaritur nga dita e shpalljes.

Dorëzimi i dokumenteve bëhet në arkivin e Akademisë Ushtarake, në adresën: rr.„Vasko Karangelski“ p.n. Shkup.

Dokumentet e dorëzuara pas afatit të caktuar dhe dokumentet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail