Shekerinska për Bloomberg

Republika e Maqedonisë sytë e drejtuar kah NATO për të shmangur ndërhyrjen ruse

Nga Slav Okov
8 Gusht, 2017

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë forcon përpjekjet e saja për hyrje në NATO, duke pretenduar se anëtarësimi në aleancën ushtarake do të mbrojë vendin ballkanik nga “ndërhyrjet” e Rusisë në punët e saja të brendshme, tha ministrja e mbrojtjes në vend.

„Ndikimet që përzihen në këtë qëllim strategjik nuk janë të dobishme dhe nuk janë miqësore, “tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në një intervistë javën e kaluar në Shkup. “Pati rrjedhje të disa informacioneve, edhe atë para zgjedhjes së qeverisë lidhur me përpjekjet ruse për të ndikuar në fushat kryesore politike dhe të sigurisë. Ne jemi të shqetësuar për këtë. Ne besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të mund t’i japë fund këtyre përpjekjeve”.

Pas ndryshimit të parë të udhëheqjes, pas më shumë se një dekadë në qershor, vendi i 2 milionë banorëve tenton të rigjallë përpjekjet e saja për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Si pjesë e kësaj ambicie, qeveria e kryeministrit Zoran Zaev është duke u përpjekur për të rindërtuar lidhjet rajonale pasi akuzoi administratën e mëparshme për nxitje të qëllimshme të ndjenjave në kontestin për emrin me Greqinë që nga viti 1991, kur vendi u nda nga Jugosllavia dhe u quajt Maqedoni. Greqia, e cila bllokoi përpjekjet e fqinjit të vet për t’u bashkuar me NATO-n lidhur me kontestin dhe beson se kjo është pretendim territorial ndaj provincës veriore fqinje që mban të njëjtin emër.

Luftë për pushtet

Përderisa disa vende kanë fituar pavarësinë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe janë bashkuar BE-së dhe NATO-s, vendet që kanë mbetur prapa, si Maqedonia, janë kapur tani në një luftë për epërsi, Rusia në njërën anë dhe Evropa dhe Shtetet e Bashkuara në anën tjetër. Tensionet u përshkallëzuan pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ajo krijoi ngërçin më të madhe diplomatik me Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Ftohtë. Tensionet janë thelluar edhe më tej, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur çështjen lidhur me të ardhmen e NATO-s dhe marrëdhëniet me Moskën.

Rusia vazhdon të mbetet kundër zgjerimit të NATO-s në Europë dhe është referuar si keqbërës i cili përpiqet të pengojë përpjekjet e rajonit perëndimor për anëtarësim. Vitin e kaluar, qeveria malazeze tha se Kremlini udhëhoqi një grusht shteti të pasuksesshëm gjatë zgjedhjeve parlamentare, pohime që Rusia i mohon.

Shekerinska, nënkryetare 45-vjeçare e Lidhjes Social Demokrate në pushtet, tha se qeveria dëshiron të përmirësojë lidhjet me Greqinë dhe t’ju përkushtohet reformave të brendshme në mënyrë që brenda nëntë muajve të mund të hyjë në NATO “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Rendimenti në lidhje me obligacionet në euro të Republikës së Maqedonisë që duhet të mbyllet në korrik 2023 ka rënë dy pikë bazë, në nivelin më të ulët deri tani, prej 3.87 për qind në ora 14:03 në Shkup.

Reforma, buxheti

Vendi ka nevojë të zgjidh problemet në lidhje me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, të cilat tani “shihen si një problem për Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Shekerinska.

„Ne do të mbetemi të përkushtuar për t’i bërë këto reforma një realitet, por do t’ë vazhdojmë t’ju kërkojmë vendeve anëtare të NATO-s të vlerësojnë këto përpjekje, të marrin parasysh rezultatet dhe të marrin vendime sa më shpejt që të jetë e mundur “, tha ajo.

Ndërsa përpiqet të ndjekë shembullin e Malit të Zi, i cili u bashkua me aleancën në qershor, vendi do të fillojë të rritë shpenzimet e mbrojtjes në vitin 2018 nga më pak se 1 përqind të produktit të brendshëm bruto, tha ajo.

Përpjekjet e qeverisë nuk mund të shpërblehen së shpejti, tha Dimitar Bechev, një anëtar i lartë jorezident në Qendrën Eurasia të Këshillit Atlantik.

„Greqia nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të kthehet hap prapa në kontestin e emrit së shpejti” tha ai në telefon.

Shekerinska, e cila gjithashtu është zëvendëskryeministër, përshëndeti vizitën e javës së kaluar të nënpresidentit amerikan Mike Pence në Malin e Zi, në të cilën ajo tha se u dha një “mesazh kyç” që hoqi të gjitha dyshimet që nga fillimi i këtij viti, nëse SHBA mbetet e angazhuar në NATO dhe në Rajon.

„ Këto dyshime janë zhdukur,” tha ajo.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail