Intervistë me Radmilla Shekerinskën për BBC – Beyond 100 days – 14.12.2018

Shekerinska per BBC: Nga kriza dolëm më të fuqishëm dhe dëshmuam se me politikë dhe lidership të vërtetë Maqedonia sërish u bë shembull ballkanik pozitiv për BE dhe NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ishte mysafire në një nga programet qendrore të lajmeve të BBC, “Beyond 100 Days”.

Në njoftimin për intervistën, gazetarja Kathy Kay, nga studioja në Uashington, e paraqiti Maqedoninë si një shtet që kërkon vendin e vet në BE dhe NATO, pas 10 vjetësh të sundimit nacionalist, qeveria e re zgjodhi përpjekjet kundër korrupsionit dhe reformave ekonomike dhe tani ecën përpara. Në studion në Londër me ministren e mbrojtjes, gazetari Christian Fraser e pyeti Shekerinskën pse Maqedonia dëshiron të jetë anëtare e BE.

- Kaluam gjatë viteve 1990, kaluam vështirësitë e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe e dimë se sa e rëndësishme është të kemi një qeverisje të qëndrueshme, vlera demokratike të ndershme dhe t’i përkasim diçkaje më të mirë dhe më të madhe. Dhe këto ishin pikat kryesore që dolën nga qytetarët tanë
- Kaluam gjatë viteve të 1990-ta, kaluam vështirësitë e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe e dimë se sa e rëndësishme është të kemi një qeverisje të qëndrueshme, vlera demokratike të ndershme dhe t’i përkasim diçkaje më të mirë dhe më të madhe. Këto ishin pikat kryesore që dolën nga qytetarët tanë.
E pyetur për ngjarjet e 27 prillit dhe imazhet e dhunës në një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE-së, të cilat përshkuan kontinentin, Sekerinska tha:

- E dini se vendet demokratike dhe serioze ndonjëherë futen në telashe, dhe mendoj se çështja kryesore është si të parandalojmë këtë. Maqedonia pësoi një krizë të zgjatur politike që zgjati tre vjet, dhe mungesa e mekanizmave të kontrollit, mungesa e anti-korrupsionit, dhe natyrisht, presioni i madh mbi mediat, kundërshtarët, bizneset, në fakt solli vendin në këtë situatë. Por, si që e dini, Maqedonia është një vend i vogël dhe arriti ta rikthejë shpejt fuqinë e saj. Nga këto imazhe kanë kaluar jo më shumë se shtatë muaj, dhe tani flasim për një vend që mund të jetë një burim i shpresës për shumë vende, sidomos shumë vende të Ballkanit. Vendi ynë është një vend me diversitet të aspekteve etnike, fetare dhe politike, dhe kjo krizë e ngriti si një vend i bashkuar me kohezion më të madh. Kjo është ajo që kam dëgjuar nga kolegët e mi nga Bosnja, Kosova dhe gjetiu në Ballkan, gjë që në fakt është një shenjë inkurajimi se mund të mbijetohet një agoni e tillë, por me politikën dhe udhëheqjen e duhur, mund ta bëni vendin edhe më të fortë. Për këtë arsye, qeveria e re përqendrohet në agjendën e ndryshimeve demokratike. Unë mendoj se ne kemi arritur rezultate konkrete, zgjedhje shumë të mira ku kemi marrë mbështetjen e një pjese të madhe të popullatës sonë dhe mendoj se sërish jemi shembull pozitiv i Ballkanit për në BE dhe NATO.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail