INTERVISTË E MINISTRES SË MBROJTJES RADMILA SHEKERINSKA PËR TELEVIZIONIN 24VESTI, 24.07.2017

Untitled„Disa mjete nga buxheti i MM janë rritur, disa janë zvogëluar dhe ka arsye shumë të qarta përse kjo ndodh kështu. Dua të filloj nga rritjet. Ribalancimi i buxhetit ishte i patjetërsueshëm edhe në MM për të siguruar rrogat dhe kompensimet për pjesëtarët e Ministrisë dhe Armatës. Për shembull, në kuadër të buxhetit të ribalancuar, propozohen 100 milion denarë shtesë, në mënyrë që deri në fund të vitit të ndahen rrogat rregullisht. Aktualisht, për të punësuarit mungojnë 100 milionë denarë nga buxheti i miratuar për vitin 2017. 55 milion denarë mungojnin nga shuma për pagesë të detyrimeve ndaj pjesëtarëve të ARM lidhur me rrojtarinë, ruajtjen e kufirit jugor, për shkak të rrethanave të veçanta në të cilat pjesëtarët e ARM-së dërgohen në kufirin jugor. Përveç këtyre, 10 milion denarë janë siguruar për të paguar ushtarët tanë të cilët ndodhen në misione jashtë vendit. 25 milionë denarë tjera janë shtesë për sigurimet jetësore të tyre, për të paguar sigurimin e tyre pensional dhe shëndetësor…”

Dëgjoni më tepër në intervistën e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për Televizionin “24Vesti”, në vegzën në vijim:
https://youtu.be/887PFsjfFkM

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail